Lajme

Pas intervistë e Josës në ndeshjen me Llapin

Pas intervistë e Josës në ndeshjen me Llapin

Klan Kosova dhe KTV, pas komentit të ndeshjes bën edhe dy pyetje tjera

Prishtinë, 8 mars 2018 – Prishtina dje u kualifikua në gjysmëfinale të Kupës pas eliminim të Llapit, ndërsa gazetarët shfrytëzuan rastin të pyesnin shefin e shtabit teknik, Mirel Josa, edhe më detajisht për përformancën e ndeshje.


TV Klan Kosova: E pamë sot në formacionin e Prishtinës disa lojtarë që kohën e fundit kanë qenë rezervë, a more nga lojtarët që luajtën atë që deshe?

Josa: Për mua nuk ka lojtarë rezervë. Mua drejtuesit e Prishtinës, edhe unë vetë kam afruar lojtarë në skuadër të cilët i dua të gatshëm. Ju e dini që ne kemi ndeshje të mërkurë – të diel dhe deri më datë 18 mars kemi orar shumë të ngjeshur, kështu që mua më intereson që skuadrën edhe ta rikuperojmë. Kështu që disa luajtën në Kupë, të tjerët do të luajnë në kampionat dhe nuk do të thotë që këta sot luajtën për Kupë do të luajnë në kampionat, ose për pikë siç i thoni Ju. Mua më intereson të kem skuadër sa më të bashkuar, të kemi skuadër sa më solide në mënyrë, sepse vetëm kështu skuadra mund të ecë përpara. Ndërsa, nëse do të kapemi me individ të caktuar, atëherë do të bëjmë gabime shumë të mëdha. Unë në këtë mënyrë jam mësuar të punoj, kështu që të them ky më kënaqi e ky s’më kënaqi këto janë gjëra që akoma nuk ua kam thënë futbollistëve e le më t’ua them juve këtu, e unë vetëm iu uroj suksese në punën tuaj.

KTV: Po e shohim një Prishtinë krejt ndryshe, shumë më ndryshe se sa në vjeshtë. Është kjo Prishtina që e dëshironi apo do të përmirësoheni vazhdimisht. Tani në pranverë i keni tre fitore e një barazim?

Josa: Dëgjoni, mos të fluturojmë edhe ne pa pasur këmbën në tokë. Duhet pasur këmbën në tokë dhe më pastaj të ecim përpara. E mira nuk ka fund dhe në momentin kur e mira nuk ka fund, ne si trajnerë, si staf drejtues, si drejtuesit e klubit, duhet t, duhet të jemi sa më kërkues karshi lojtarëve. Por, edhe lojtarët duhet jenë kërkues karshi vetes tyre. Ne na intereson puna, sepse neve do të na kërkohet Kupa, do të na kërkohet kampionati dhe kur kërkohet kampionati duhet fituar çdo ndeshje. Dhe mos mendoni se të gjitha gjërat do të shkojnë vaj në këtë periudhë. Sepse, kemi skuadra të mëdha të cilat bëjnë hapa fals e le mos të bëjë Prishtina dhe klubet tjera të Superligës së Kosovës, apo Shqipërisë. Kështu që ne duhet të jemi shumë të qartë dhe tani për tani ne na intereson të freskojmë skuadrën sa më tepër fizikisht që të jemi sa më të gatshëm për ndeshjen me Besën e Pejës, ndeshje kjo shumë e vështirë për mua.