Lajme

Pas javës 20 Prishtina e dyta

Pas javës 20 Prishtina e dyta

Skuadra ka pikë të njëjta si lideri Drita

Prishtinë, 27 shkurt 2018 – Sot është mbyllur java e 20-të e Vala Superligës. Pas kësaj jave, Prishtina renditet e dyta me pikë të njëjta sa ka edhe Drita në vendin e parë, 36 pikë.

Prishtina vazhdon të jetë mbrojtjen e dytë më të mirë sëbashku me Gjilanin me 11 gola të pranuara. Skuadra jonë po ashtu nuk ka pësuar gol në tre ndeshjet e fundit kampionale.

Po ashtu, Prishtina sëbashku me Llapin kanë më së shumti fitore, nga 10. Kurse sëbashku me Dritën kanë fituar më së shumti pikë nga 14 sosh ku sëbashku me Feronikelin kanë pranuar më së pakti gola, nga 5.

Në statistikat e skuadrës, me më së shumti ndeshje kampionale, apo me paraqitje në të gjitha ndeshjet janë portieri Bekaj, mbrojtësi Bashiru dhe sulmuesi Januzi, i cili përkundër dy të parëve është zëvendësuar në 6 ndeshje dhe është aktivizuar nga bankina në 5 ndeshje. Por, Januzi vazhdon të jetë golashënuesi i skuadrës në kampionat me 4 gola. Asistuesi më i mirë vazhdon të jetë Mazrekaj me 5 asistime.

Golashënuesit e Prishtinës në Vala Superliga:
4 Januzi, 3 Mankenda, 3 Dallku, 2 Bozhoviç, 2 Fetahaj, 2 Pefqeli, 2 Ahmeti, 1 Curri, 1 Khalid, 1 Mazrekaj, 1 autogol.

Asistuesit në Vala Superliga:
5 Mazrekaj, 4 Bozhoviç, 2 Mankenda, 2 Khalid, 1 Arago, 1 Curri, 1 Ahmeti, 1 Osmani, 1 Dallku, 1 Fetahaj.

Paraqitjet e futbollistëve në Vala Superliga:
20 Bekaj, 20 Bashiru, 20 Januzi (6 zëvendësuar/ 5 zëvendësues), 19 Curri (1/0), 19 Mankenda (8/2), 18 Bozhoviç (6/5), 18 Fetahaj (12/5), 17 Dallku, 17 Pefqeli (5/9), 16 Miftaraj, 16 Maxhuni (1/5), 14 Osmani (1/4), 13 Ahmeti (3/4), 11 Mazrekaj (2/3), 11 Boshnjaku (6/1), 8 Khalid (2/4), 3 Quansah (0/1), 3 Xhaka (0/2), 3 Selmani (0/3), 2 Dumani (0/2), 2 Taipi, 2 Arago (1/1) Hoxha 1 (0/1).