Lajme

Pasnesër çerekfinalja e 14-të pas luftës

Pasnesër çerekfinalja e 14-të pas luftës

Pasnesër çerekfinalja e 14-të pas luftës

Prishtina vetëm dy herë është eliminuar në çerekfinale, dy herë në katër vitet e fundit, 2016/17 dhe 2018/19.

Në 22 edicione të pasluftës, Prishtina 10-të herë është kualifikuar në finale apo pothuajse në çdo dy edicion. Vetëm në dy raste për gjatë tre edicioneve nuk kishte arritur në finale.

Prishtina ka fituar trofeun e Kupës 5-herë pas luftës (2-herë në tre edicionet fundit) dhe 2-herë tjera para luftës.

Prishtina dy herë është takuar me Feronikelin për Kupë, në të dyja rastet ndeshjet janë zhvilluar në stadiumin e Prishtinës dhe bardhekaltrit në të dy rastet kanë kaluar raundin, më 2002/03 9:0 në 1/16 e finales dhe 2012/13 2:1 pas vazhdimeve në 1/8 e finales.

Prishtina dhe Feronikeli në edicionin e sivjetmë janë takuar tre herë, në Drenas ka fituar Prishtina 2:0 dhe me po të njëjtin rezultat fitoi Feronikeli të shtunën. Ndërsa në Prishtinë ndeshja ishte mbyllur baras, 0:0.