Lajme

Për gjysmëfinalen e 10-të!

Për gjysmëfinalen e 10-të!

Feronikeli e pret Prishtinën

Prishtinë, 16 mars 2021 - Bardhekaltrit nesër mëtojnë gjysmëfinalen e 10-të pas luftës. Motivi as që diskutohet, rëndësia e Kupës është e madhe, kurse arsyeja e revanshit të humbjes së para katër ditësh është motiv shtesë.

Skuadra nuk ka probleme as me lëndime as me mungesa dhe pritet të paraqitet përbërja më e mirë e mundshme.

Përndryshe zhvillohet një ndeshje eliminuese, në rast barazimit luhen vazhdimet dhe eventualisht penalltitë.

Çerekfinalja e Kupës
Feronikeli - Prishtina
E mërkurë, 17 mars - ora: 13:00
Stadiumi: “Rexhep Rexhepi”, Drenas
Gjyqtarë: Sh. Murtezi, B. Morina, I. Kabashi, V. Hoxha
Drejtpërdrejt në Artmotion