Lajme

Përparim Osmani huazohet në Dritë

Përparim Osmani huazohet në Dritë

Prishtina ia realizon dëshirën megjithëse ka kontratë me klubin

Prishtinë, 9 janar 2019 – Prishtina dhe mbrojtësi i djathtë, Përparim Osmani kanë ndarë rrugët.

Mbrojtësi 30-vjeç, me Prishtinën ka kontratë deri në qershor, por angazhimi i pakët me ekipin e parë ka bërë që futbollisti të kërkoj të lirohet. Prishtina ia ka plotësuar dëshirën, Osmani ka qenë shembulli i jashtëzakonshëm prej profesionisti dhe klubi ka gjetur solucionin duke e lënë të lirë në formë të huazimit.

“Nuk ka qenë e lehtë, aspak e lehtë, që të largohem nga një klub shumë mirë i organizuar me një kolektiv shembullor. Mirëpo futbolli i ka këto gjëra dhe besoj nuk ka asnjë të keqe, sepse të dy palët kemi qenë shumë korrekt. Te Prishtina kam kaluar momente jashtëzakonisht të mira dhe jam krenar që kam qenë pjesë e Prishtinës, sidomos në paraqitjet dy vite rresht në Evropa Ligë. E falënderoj udhëheqjen e klubit, stafin e trajnerëve dhe të gjithë bashkëlojtarët për çastet e mira të kaluara për një vit e gjysmë duke u dëshiruar sukses dhe më në fund të rikthejnë sërish titullin e kampionit në kryeqendër”, ka thënë “Laqi” – Përparim Osmani.

Osmani për Prishtinën ka regjistruar për një vit e gjysmë 29 ndeshje zyrtare duke asistuar në dy gola, ndërsa është paraqitur edhe në tre ndeshje ndërkombëtare në Evropa Ligë. Osmani me Prishtinën ka fituar një trofe, gjegjësisht Kupën e Kosovës më 2017/18.