Lajme

Pesë futbollistë i bashkohen Greuther Furthit në stërvitje

Pesë futbollistë i bashkohen Greuther Furthit në stërvitje

Me rekomandim të menaxherëve të Furthit janë përzgjedh, Mankenda, Baftiu, Sekiraqa, Selmani dhe Hoxha

Prishtinë, 8 janar, 2016 – Pas përfundimit të turneut katër ditor të Prishtinës në Gjermani, deri më 16 janar do të vazhdojnë të qëndrojnë edhe pesë futbollistë tanë.

Me rekomandim dhe përzgjedhje të menaxherëve të skuadrës gjermane të Bundesliga II, Greuther Furth, Gauthier Mankenda, Blend Baftiu, Bleon Sekiraqa, Arbër Hoxha dhe Kastriot Selmani, do t’i bashkohen seancave stërvitore të klubit të njohur gjerman.

Me ta, do të qëndroj edhe trajneri ynë, Sami Sermaxhaj kur edhe do të kthehen në kryeqendrën tonë më 16 janar për t’ju bashkuar skuadrës në fazën përgatitore për stinorin pranveror.