Lajme

Portieri ynë Visar Bekaj rikthehet në Reprezentacionin e Kosovës

Portieri ynë Visar Bekaj rikthehet në Reprezentacionin e Kosovës

Bekaj ka debutuar për Kosovën në miqësoren me Shqipërinë

Prishtinë, 3 tetor, 2017 – Përveç ndeshjes së fundit me Llapin, portieri ynë Visar Bekaj ka shkëlqyer në portën e Prishtinës në shtatë ndeshjet kampionale. Andaj, përformaca e tij ka bërë që të riftohet sërish nga Përfaqësuesja e Kosovës si portieri i dytë.

Visar Bekaj ka debutuar me Përfaqësuesen e Kosovës në ndeshjen miqësore me Kombëtaren Shqiptare të zhvilluar më 13 nëntor të 2015. Bekaj është portier i Reprezentacionit të Kosovës U21 dhe është ndër më të merituarit për plasmanin e saj në kualifikimet që po zhvillohen në këtë grupmoshë.