Lajme

PRAXIS-Physiotherapy  sponsor i FC Prishtina

PRAXIS-Physiotherapy sponsor i FC Prishtina

Prishtina ka arritur marrëveshje me qendrën e vetme fisioterapeutike në Kosovë

Prishtinë, 5 mars 2018 – PRAXIS-Physiotherapy Center, me pronar Naim Ademi, me lokacion në Prishtinë, është qendra e parë dhe e vetme fisoterapeutike në Kosovë.

Pas negociatave ndërmjet drejtorit sportiv të FC Prishtina, Arim Thaqi dhe pronarit të kësaj qendre, Naim Ademi, është arritur marrëveshja që kjo qendër të jetë sponsor i FC Prishtina për një vit.

Kjo do të jetë ndihmesë jashtëzakonisht e madhe për klubin më të madh në vend dhe kënaqësia është e dyanshme.

Qendra “Praxis” si e tillë për masazh ekziston nga viti 2012, ndërsa si qendër edhe Fisioterapisë është hapur në muajin nëntor të vitit 2017. Qendra përmban terapi fizikale, hidro terapi, manual terapi, elektro terapi, kinezi terapi etj.

“Marrëveshja e arritur ka disa qëllime. Nuk kam dashur t’i largohem sportit dhe sportistëve, sepse tani e 18-vite jam pjesë e sportit vendor. Po ashtu, dëshirë e imja ishte të jem pjesë e klubit më të madh në vend, FC Prishtina, pjesë e kampionëve, sepse gjithmonë kam qenë pjesë e Prishtinës dhe pjesë e kampionëve. Prishtina do t’i ketë dyert hapur në çdo moment, sa herë të ketë nevojë, e shpresoj të ketë nevojë sa më pak, sepse lëndimet nuk i donë askush edhe pse ne e kemi profesion dhe varemi nga kjo punë. Deri më tani kam pasur vizita të shpeshta individuale të futbollistëve të Prishtinës, por tani e tutje kjo do të jetë në mënyrë të organizuar dhe në marrëveshje të nënshkruar. Shpresoj shumë që futbollistët e lënduar t’i rehabilitojmë sa më shpejtë që t’i ndihmojnë klubit që pas katër vitesh të rikthejnë titullin e kampionit në kryeqendër”, ka thënë pronari i qendrës, Naim Ademi.