Lajme

Prishtina barazon pa gola me Dukagjinin

Prishtina barazon pa gola me Dukagjinin

Prishtina ka barazuar 0:0 në stadiumin “Fadil Vokrri” ndaj Dukagjinit në ndeshjen e vlefshme për javën e 14-të në BKT Superligën e Kosovës në futboll.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim total të vendasve, të cilët krijuan shumë dhe patën shumë raste për gola.

Rastet më të mira ishin ai i minutës së gjashtë, ku goditja e Besnik Krasniqit nga afërsia u ndal nga traversa dhe i mysafirëve në minutat shtesë me anë të Bujar Shabanit, por pa sukses dhe ekipet shkuan në pushim pa gola.

Në pjesën e dytë përsëri Prishtina pati iniciativën.

Dukagjini rrezikoi me Ergyn Ahmetin (64’), goditja e të cilit shkoi mbi portë, ndërsa Prishtina pati rast ideal me anë të Endrit Krasniqit (78’), por goditja e tij u prit nga Kenan Haxhihamza.
Në minutat e fundit të ndeshjes prishtinasit patën një rast të mirë me anë të Gauthier Mankendës (82’), mirëpo topi nuk shkoi në rrjetë.

Ndeshjen e ardhshme Prishtina e luan përsëri në shtëpi ndaj Feronikelit.