Lajme

Prishtina dhe Liria do të zhvillojnë duelin e 40-të

Prishtina dhe Liria do të zhvillojnë duelin e 40-të

Prishtina dyfish më shumë fitore

Prishtinë, 8 shtator, 2017 – Prishtina dhe Liria nesër nga ora 16:30 në Drenas e zhvillojnë duelin e javës së tretë të Vala Superligës. Do të jetë ky dueli i 40-të në dy kompeticione pas luftës që janë ndeshur dy skuadrat.

Në 39 sa janë zhvilluar deri tash, Prishtina ka absolutisht bilanc pozitiv prej 22 fitoreve, 8 barazime dhe 9 humbjeve, me goldallim +30, 64:34.

Liria përveç një titulli kampioni të para luftës dhe një Kupe të Republikës pas luftës nuk ka trofe tjetër dhe rival i denjë i Prishtinës ka qenë vetëm në këtë kohë, e pastaj përpëlitej në luftë për ekzistencë dhe duke rënë tre herë nga elita e futbollit tonë. Por, tani, rivali i moçëm i kryeqendrasve i para viteve 60-të dhe i rinisur sërish të viteve 80-ta, tani ka skuadër respektuese dhe shihet si rival i denjë.

Prishtina si vendase ndaj bardhezinjve ka humbur vetëm një ndeshje, ka barazuar tre herë dhe ka triumfuar 14 herë, me golldallim +28, 38:10. Ndërsa si mysafire ka 6 fitore, 5 barazime dhe 8 humbje, me golldallim vetëm -1, 24:23.

Mesatarja e shënimit të golave është mjaft e madhe për ndeshje, 2.5 gola dhe kontributin më të madh e ka Prishtina me 1.6 gola, kurse prizrenasit nuk e arrijnë 1 gol (0.8 për ndeshje). Këtë e dëshmon më së miri se vetëm një ndeshje është mbyllur pa gola (në Prishtinë). Rezultati më i shpeshtë është 1:0 – 10 herë, Prishtina i ka 7 (si vendas 5), kurse Liria i ka 3, të gjitha vendase. Liria nuk ka fitore më të lartë se një gol epërsi, përveç një fitoreje 3:0, aq sa i ka të tilla Prishtina 2. Prishtina ka fitore të thella si 4:0, dhe ndër fitoren më të lartë në Superligë, 6:1.

Prishtina i ka fituar tre ndeshjet e fundit, në Prizren 2:1, në Mitrovicë 1:0 dhe në Kastriot 3:1.

64 golat e Prishtinës i kanë shënuar 40 futbollistë. Më së shumti ka shënuar ish-futbollisti i dy skuadrave, Uliks Emra 4 (1x2) i ndjekur me nga 3 ish-kapitenët Azem Ahmeti (1x2) e Isuf Llumnica (1x2) si dhe Astrit Fazliu e Besnik Krasniqi. Nga futbollistët aktiv kanë shënuar 3 futbollistë. Nga 2 Gauthier Mankenda (1X2) dhe nga 1 Khalid e Curri.

Për Lirinë 34 golat i kanë shënuar 19 futbollistë dhe prin bindshëm njëri prej futbollistëve që i ka shënuar më së shumti bardhekaltërve, Erxhan Dana me 6 (1x2) i ndjekur nga ish-futbollisti i dy skuadrave, Fitim Krusha me 4, me nga 3 Fatih Karahoda (1x2) e Rafet Mullallari. Ndërsa golashënuesi më i mirë i Prishtinës kundër Lirisë, Uliks Emra, për këtë fundit ka shënuar 2, sa kanë edhe Mirsad Qollaku (1x2) e Admir Mehja.

Prishtinës i kanë prirë 17 trajnerë dhe vetëm dy kanë më shumë se 4 ndeshje. Më shumti ndeshje ka Ajet Shosholli 8 (4-3-1, 9:3), i ndjekur nga Ramiz Krasniqime me 7 ndeshje dhe bilanc të jashtëzakonshëm (6-1-0, 18:6).

Lirinë e kanë udhëhequr 12 trajnerë dhe vetëm 3 mbi 5 ndeshje. Erdogan Celina me 10 (3-3-4, 11:17), Skender Shengyli 9 (5-2-2, 13:11) dhe Behajdin Gjinali me 5 ndeshje, por bilanc absolutisht negativ (0-1-4, 5:11).

Nga katër përballje interesante kanë Jusuf Tortoshi e Skender Shengyli – ky i fundit me bilanc pozitiv prej 2 fitoresh dhe janë ndarë me dy barazime. Por në anën tjetër Ramiz Krasniqi me Prishtinën ka 3 fitore dhe një barazim kundruall Behajdin Gjinalit. Të tjerët nuk kanë më shumë se nga dy përballje.

Ndeshjet pas luftës, 1999:

1999/00:
Liria – Prishtina 1:1 (1:1) Erxhan Dana 34’ – Hysni Xhinovci 41’
Prishtina - Liria 1:0 (1:0) Milaim Humolli 40’

2000/01:
Prishtina – Liria 1:1 (1:1) Besim Ademi 10’ – Erxhan Dana 45’
Liria – Prishtina 3:2 (1:1) Bekim Elshani 26’, Mirsad Qollaku 70’, 72’ – Jeton Qubreli 25’, 50’
Kupa 1/8 Liria – Prishtina 2:1 (0:1) Fitim Krusha 53’, Uliks Emra 68’ – Bashkim Patoku 5’
Kupa 1/8 Prishtina – Liria 1:1 (0:0) Besim Ademi 74’ – Erxhan Dana 60

2001/02:
Liria - Prishtina 2:1 (1:1) Erxhan Dana 2’, Nehari Toska 70’ – Fadil Vuçitërna 28’
Prishtina – Liria 1:2 (0:0) Xhevdet Llumnica 55’ – Erxhan Dana 76’, 80’

2002/03: Prishtina - Liria 4:0 (2:0) Sheremet Isufi 19’, 48’, Uliks Emra 20’, 80’
Liria - Prishtina 0:1 (0:1) Besnik Kollari 42’

2004/05: Liria – Prishtina 1:1 (0:0) Fitim Krusha 66’ –Debatik Curri 74’
Prishtina – Liria 1:0 (0:0) Bashkim Patoku 89’
Liria – Prishtina 1:0 (0:0) Uliks Emra 81’
Prishtina – Liria 0:0

2005/06: Prishtina – Liria 2:1 (2:0) Mirsad Idrizi 30’, Uliks Emra 44’ – Fitim Krusha 51’
Liria - Prishtina 0:2 (0:0) Malsor Gjonbalaj 58’, Uliks Emra 78’
Liria - Prishtina 1:1 (1:1) Driton Luli 30’ – Mensur Limani 8’
Prishtina - Liria 6:1 (3:0) Liridon Kukaj 6’, 15’, Lekë Pula 33’, Mensur Limani 61’, Enis Fetahu 71’, Mervan Hoxha 83’ – Alban Bekteshi 70’

2006/07: Liria - Prishtina 1:1 (0:0) Rafet Mullallari 78’ – Mervan Hoxha 81’
Prishtina – Liria 4:1 (1:1) Enis Fetahu 17’, Ertan Hasan 77’, Azem Ahmeti 79’, 90’ – Denis Isaja 19’

2009/10: Liria - Prishtina 3:0 (0:0) Fatih Karahoda 53’, 82’, Patrik Doçi 69’
Prishtina – Liria 1:0 (1:0) Isuf Llumnica 44’
Kupa, 1/8 Liria – Prishtina 2:2 (1:1) 8:7pen Rafet Mullallari 27’, Fitim Krusha 78 – Astrit Fazliu 19’, Agron Skeraj 71’
Prishtina – Liria 2:1 (1:0) Labinot Ibrahimi 35’, Astrit Fazliu 90’ – Rafet Mullallari 62’

2010/11:
Liria – Prishtina 2:3 (0:1) Luigj Buqaj 59’, Erdogan Brando 78’ – Mentrot Mazrekaj 17’, Labinot Ibrahimi 81’, Suad Saliagiq 90’
Prishtina – Liria 1:0 (1:0) Ardian Kozhani 29’
Prishtina – Liria 3:1 (0:1) Isuf Llumnica 49’, 52’ Suad Saliagiq 54’ – Fatih Karahoda 34’

2011/12: Prishtina – Liria 2:0 (1:0) Astrit Fazliu 26’, Qendrim Sejdiu 70’
Liria - Prishtina 1:0 (0:0) Admir Mehja 47’
Liria - Prishtina 1:3 (1:0) Admir Mehja 20’ – Vedat Muriqi (aut) 75’, Azem Ahmeti 84’, Agon Dellova (aut) 87’

2012/13: Liria - Prishtina 0:1 (0:1) Besnik Krasniqi 6’
Prishtina – Liria 3:0 (2:0) Florim Bërbatovci 4’, Liridon Latifi 36’, Besnik Krasniqi 83’
Liria – Prishtina 0:2 (0:1) Gjakovë Besnik Krasniqi 40’, Florim Bërbatovci 81’

2015/16: Liria – Prishtina 1:1 (0:1) Liridon Fetahaj 79’ – Shend Kelmendi 30’
Prishtina – Liria 2:0 (1:0) Labinot Osmani 16’, Armend Thaqi 46’
Liria – Prishtina 1:0 (0:0) Besart Islamaj 90’

2016/17:
Liria – Prishtina 1:2 (1:1) Visar Berisha 36’ – Endrit Krasniqi 10’, 49’
Prishtina – Liria 1:0 (0:0) Mitrovicë Labinot Osmani 90+4’
Prishtina – Liria 3:1 (1:1) Kastriot Gauthier Mankenda 28’, 78’, B. Khalid 55’ – Henry Chibueze 39’