Lajme

Prishtina dje u paraqit mirë

Prishtina dje u paraqit mirë

Flasin, Gentrit Dumani e Bleon Sekiraqa

Prishtinë, 8 janar, 2017 – Prishtina dje ishte afër ta merrte turnirin, por në penallti u eliminua në gjysmëfinale. Ndërsa, futbollisti Gentrit Dumani është paraqitur pothuajse në tëra ndeshjet, kurse Bleon Sekiraqa mesiguri është futbollisti më i ri i turneve me 16 vjet.

Dumani: Ne po luajmë me top më mirë – kundërshtarët të fortë fizikisht

“Dje humbëm nga penalltitë prej skuadrës që mori turnirin. Në përgjithësi besoj se patëm paraqitje të mirë. Siç kanë thënë edhe bashkëlojtarët tjerë, në fillim kishim vështirësi në adaptim dhe kuptohet që ndoshta nuk kemi qenë në nivel të duhur e sidomos duke e ditur që më herët pothuajse kurrë s’kemi luajtur në këso turnirësh. Pastaj, nga turniri në turnir kemi marrë vetën, kemi qenë shumë të mirë me lojën me top, por kemi hasur në kundërshtar të fortë fizikisht e besa loja e tyre shpesh s’ka qenë edhe aq e ndershme, por shumë e fortë me kontakte fizike”, ka analizuar tre ditë turnir, mbrojtësi i majtë, Gentrit Dumani

Sekiraqa: Ndoshta e fitojmë sot

“Nga tre turnirët, besoj se dje kemi luajtur më së miri, por fati nuk ishte me ne edhe u eliminuam me penallti. Në fillim kemi pasur vështirësi të shumta të gjendeshim në një teren të “panjohur”, por shpresoj, edhe pse sot është turniri më i fortë, po shpresoj që mund tentojmë t’a fitojmë”, ka thënë futbollisti më i ri pjesëmarrës, Bleon Sekiraqa.