Lajme

Prishtina – Drenica, Selim Isufi kryesor

Prishtina – Drenica, Selim Isufi kryesor

Gjyqtarin kryesor nga Mitrovica e ndihmojnë Preniqi (Kastriot), Rama (Podujevë) e Çaka (Vushtrri)

Prishtinë, 30 gusht 2018 – Prishtina pas dy vitesh zhvillon ndeshjen e parë si vendase në shtëpinë e saj. Përballja me Drenicën i takon javës së tretë të Ipko Superligës dhe zhvillohet nën ndriçimin e reflektorëve nga ora 19:45 të dielën më 2 shtator.
Gjyqtarët e ndeshjes janë caktuar, Selim Isufi nga Mitrovica kryesor, Driton Preniqi nga Kastrioti dhe Bekim Rama nga Podujeva ndihmës, kurse Dardan Çaka nga Vushtrria – i katërt. Isak Ejupi nga Podujeva do të jetë delegat, ndërsa Skender Hoxha nga Gjilani vëzhgues i gjyqtarëve.

Dy skuadrat rivale pas luftës kanë 48 ndeshje zyrtare me bilanc larg më të mirë të Prishtinës prej 22 fitoreve, 10 barazime dhe 16 humbje me goldallim +25, 73:48. Edhe pse Drenica në tre ndeshjet e fundit ka arritur një barazim (1:1 në Skenderaj) e dy fitore (0:2 në Drenas e 1:0 e fundit në Skenderaj), megjithatë Prishtina dy fitoret më të thella të pasluftës në kampionat i ka kundër Drenicës, si 7:0 (pranverë 2003) dhe 6:0 (pranverë 2017).