Lajme

Prishtina – Drita, çmimi i biletave: 2, 3 dhe 10 euro

Prishtina – Drita, çmimi i biletave: 2, 3 dhe 10 euro

Ndeshjen e gjykon Selim Isufi nga Mitrovica

Prishtinë, 30 nëntor 2018 – Prishtina dhe Drita takohen të dielën nga ora 15:00. Ndeshje kjo e vlefshme për javën e XVII të Ipko Superligës. Prishtina me fitore do të dimëron si e para në klasifikim. Ndërsa do ta gjykon gjyqtari nga Mitrovica, Selim Isufi me ndihmësit, Besnik Morina nga Vushtrria, Alban Ejupi nga Podujeva dhe Leotrim Mustafa nga Podujeva.

Çmimi i biletave për ndeshje nuk do të ndryshoj si për ndeshjet tjera.

2 euro tribuna lindore
3 euro tribuna perëndimore
10 euro tribuna VIP

Biletat mund t’i bleni para ndeshjes përreth stadiumit.