Lajme

Prishtina – Dukagjini, statistikat

Prishtina – Dukagjini, statistikat

Prej gjashtë ndeshjeve – vetëm një fitore e Prishtinës

Prishtinë, 19 qershor 2020 – Prishtina në ndeshjen e nesërme kundër skuadrës së fundit në klasifikim, Dukagjinit, konsiderohet favorit absolut.

Por, nëse ka statistika të barabarta ndonjë skuadër kundër Prishtinës, është Dukagjini i Klinës. E pabesueshme, por e vërtet!

Dy skuadrat pas luftës kanë zhvilluar vetëm 6 ndeshje dhe dy skuadrat kanë nga 1 fitore e 4 barazime. Goldallimi është i barabartë, 3:3. Dukagjini ka fituar 2:0 në vitin e largët 2002, ndërsa Prishtina iu revanshua në vjeshtë të këtij edicioni me po 2:0. Nga 4 barazimet vetëm 1 herë është luajtur 1:1 (Klinë, 2002) dhe 3 herë ndeshja është mbyllur pa gola, më 2003 në Prishtinë, 2001 në Klinë dhe në vjeshtën e këtij edicioni në Klinë.

Pra, megjithëse ndeshje e lehtë në letër, futbollistët prishtinas janë të etur për të dhënë angazhim maksimal kundër një skuadre “kokëforte” në të kaluarën.

Ndeshja zhvillohet nesër, e shtunë, 20 qershor, nga ora 19.00, pa prezencën e publikut, por me transmetim të drejtpërdrejt nga Supersport Kosova.