Lajme

Prishtina e para edhe pas 23 javëve

Prishtina e para edhe pas 23 javëve

Prishtina me mbrojtjen më të mirë

Prishtinë, 15 mars 2018 – Me ndeshjen e fundit të zhvilluar sot është mbyllur java e XXIII e Vala Superligës. Pas barazimit pa gola me Trepçën ’89, Prishtina vazhdon të mbaj kryesimin me 43 pikë, 2 më shumë se Drita me 41 pikë.

Prishtina vazhdon të ketë mbrojtjen më të mirë në ligë sëbashku me Feronikelin dhe Gjilanin me nga 12 gola të pranuar. Goldallimin e ka të dytën më të mirë me 15+, një pak se Drita 16+. Prishtina vazhdon të ketë fitore më shumti në kampionat – 12.

Prishtina si vendase është ekipi i 3-të më i mirë, por si mysafire vazhdon të qëndroj e para me më së shumti pikë – 17, sëbashku me Llapin më së shumti fitore – 4 dhe sëbashku me Dritën e Feronikelin më së pakti humbje – 2. Me Feronikelin e ka edhe mbrojtjen më të mirë me veç 6 gola të pranuar.

Golashënuesit në Vala Superligë:

5 Januzi, 5 Mankenda, 4 Dallku, 3 Bozhoviç, 2 Fetahaj, 2 Pefqeli, 2 Ahmeti, 1 Curri, 1 Khalid, 1 Mazrekaj, 1 autogol.

Asistuesit në Vala Superligë:
7 Bozhoviç, 5 Mazrekaj, 3 Mankenda, 2 Dallku, 2 Khalid, 1 Arago, 1 Curri, 1 Ahmeti, 1 Osmani, 1 Fetahaj.

Paraqitjet në Vala Superligë:
23 Bekaj, 23 Bashiru, 22 Januzi (7 zëvendësuar/ 5 zëvendësues), 22 Curri (1/0), 22 Mankenda (9/2), 20 Dallku, 20 Bozhoviç (6/5), 19 Pefqeli (5/11), 18 Fetahaj (12/5), 17 Osmani (1/4), 16 Miftaraj, 16 Maxhuni (1/5), 15 Ahmeti (5/4), 13 Mazrekaj (3/4), 13 Boshnjaku (6/2), 9 Khalid (3/4), 5 Arago (3/1) 4 Taipi (1/0), 4 Hoxha (0/3), 3 Xhaka (0/2), 3 Baftiu (0/3), 3 Selmani (0/3), 3 Quansah (0/1), 2 Dumani (0/2).

Në javën e XXIV, Prishtina takohet me Drenicën në Skenderaj këtë të shtunë 17 mars nga ora 14:00.