
Prishtina e pret Ballkanin të dielën
E gjykon Mervan Bejtullahu nga Gjilani
Prishtinë, 9 nëntor 2018 – Prishtina dhe Ballkani do të ndeshen të dielën më 11 nëntor nga ora 13:30 në stadiumin e Prishtinës. Do të jetë kjo ndeshje e vlefshme për javën e XV. Ndërsa, Ballkani është ndër katër skuadrat që këtë edicion i kanë marrë pikë Prishtinës. Ndeshja e parë në Therandë ishte mbyllur 1:1.
Ndeshjen e së dielës do ta gjykojnë Mervan Bejtullahu e Fatlum Jashari nga Gjilani, Visar Kelmendi nga Peja dhe Vigan Ibërdemaj nga Istogu.
Klubi do të hedhë në shitje bileta për tribunën lindore prej 2 eurove dhe asaj perëndimore prej 3 eurove. Biletat mund t’i blini në ditën e ndeshjes përreth stadiumit.
Lajme tjera