Lajme

Prishtina eliminohet nga Liga e kampionëve

Prishtina eliminohet nga Liga e kampionëve

Bardhekaltrit vazhdojnë në Konferencë Ligë

Prishtinë, 13 korrik, 2021 - Bardhekaltrit eliminohen nga Liga e kampionëve pas dy humbjeve, 3:0 në Budapest dhe 3:1 në Prishtinë. Thjesht, skuadra nga Hungaria ishte skuadër më e mirë dhe me meritë kalon tutje. Prishtina dha maksimumin, pati shumë minuta të mira në këmbët e saj, shënoi një gol (Hoti 67’), një iu anulua për pozitë jashtë lojës dhe një shtyllë e qëlluar nga Kryeziu (57’).

Prishtina vazhdon garat në Konferencë Ligë ku do të takohet me humbësin e ndeshjes, kampionët e Uellsit, Connah’s Quay Nomands ose kampionët e Armenisë, Alashkert, të martën më 20 korrik në “Fadil Vokrri” nga ora 18.00.

UCL QR1 - Ndeshja kthyese

Prishtina - Ferencvarosh 1-3 (0-0)

Golat: Mendurim Hoti 67’ - Myrto Uzuni 49’, 80’, 86’

Gjyqtarë: Laurent Kopriwa, Daniel Da Costa, Claude Reis, Ricardo Morais - Luksemburg

KV: Boshnjaku - Somalia

Pozita jashtë lojës: Pri 4-1 Frc

Kornerët: Pri 2-6 Frc

Gjuajtjet në portë: Pri 2-5 Frc

Gjuajtjet jashtë portës: Pri 3-6 Frc

Posedimi i topit: Pri 52% - 48%

Prishtina: 12. Ardit Nika - 2. Besnik Krasniqi, 20. Qendrim Zyba (11. Mendurim Hoti - 52’), 28. Leotrim Bekteshi, 3. Gledi Mici - 7. Lorik Boshnjaku, 88. Sabien Lilaj (4. Tun Bardhoku - 64’) - 15. Gauthier Mankenda, 9.Leutrim Kryeziu, 77. Oto John (8. Xhevdet Shabani - 60’). Zëvendësues: Eglant Haxho, Erdin Dushi, Gentian Muça, Bleart Tolaj, Albin Prapashtica. Kryetrajner: Zekirija Ramadani.

Ferencvaros: 90. Denes Dibusz /c/ - 31. Henry Wingo, 3. Samy Mmaee, 25. Miha Blazhiç, 17. Eldar Çiviç - 7. Somalia (19. Balint Vescei - 70’), 14. Ihor Kharatin, 10. Tokmac Nguen (22. Roko Baturina - 89’) - 20. Robert Mak (11. Oleksandr Zubkov - 61’), 77. Myrto Uzuni ( 52. Damir Redziç - 88’), 8. Ryan Kabir (18. David Siger - 70’). Kryetrajner: Peter Stoger.

Prishtina - Ferencvarosh 1-3 Gledi Mici

Rastet/golat:

3’ E. Krasniqi gjuan ballore, e ulët, pret portieri mysafir.

5’ E. Krasniqi shënon gol të bukur me gjuajtje direkte ballore, por anulohet për pozitë jashtë lojës.

7’ John pasim i saktë për Kryeziun, hyn në zonë nga e majta dhe pak para se të gjuante në përballje me portierin, i bllokohet gjuajtja nga njëri prej mbrojtësve mysafir.

Prishtina - Ferencvarosh 1-3 Gauthier Mankenda

17’ Aksion brilant i Prishtinës nga e djathta, Mankenda e qon topin krejtësisht në krahun e majtë te Mici, ky e gjen E. Krasniqin i cili e harkon para portierit, John ia del të gjuaj me kokë, por mbi portë.

Oto John

18’ Tentimi i parë i mysafirëve, Çiviç gjuan nga largësia prej të majtës.

20’ E. Krasniqi gjuan nga distanca, e lartë.

Prishtina - Ferencvarosh 1-3 Endrit Krasniqi

22’ Aksion shumë i mirë i mysafirëve, përfundon me gjuajtje të rrezikshme nga brendësia e zonës jashtë portës nga Mak.

25’ Edhe një sulm i shpejtë i Ferencvarosh, në fund Çiviç del bukur në krahun e majtë me Nikën i cili priti këtë rast.

37’ Kundërzbritja e mysafirëve përfundon me gjuajtjen ballore të Mak dhe pritjes së bukur të portierit Nika.

43’ Pas harkimit të këndores, Çiviç gjuan rrëmbyeshëm, por jashtë.

49’ Kundërzbritjen e mysafirëve e përfundon me sukses reprezentuesi i Shqipërisë, Myrto Uzuni i cili shënon nga afërsia - 0:1.

57’ Hoti dhe Kryeziu dalin shpejtë në zonë, ky i fundit gjuan nga e djathta, topi devijohet qëllon pingulen e djathtë dhe kap portieri dhe kapiteni Dibusz.

Prishtina - Ferencvarosh 1-3 Leutrim Kryeziu

58’ Prishtina humb topin, ndërsa Mak tentoi të përfitonte, por gjuajtja e tij ballore shkon lartë.

Prishtina - Ferencvarosh 1-3 Mendurim Hoti

67’ Xhevdet Shabani e harkon këndoren e djathtë, Mendurim Hoti gjendet më së miri dhe me gjuajtje precize me kokë barazon rezultatin në - 1:1.

71’ Nguen provon ballore, e lartë.

76’ Zubkov bri zonës nga e djathta, pret Nika.

80’ Bashkëveprim i mirë i Çiviç e Uzunit zënë zbuluar mbrojtjen prishtinase dhe anëtari i Kombëtares shqiptare shënon për - 1:2.

83’ Pas këndores me kokë gjuan mbrojtësi Blazhiç, e lartë.

86’ Prishtinasit nuk ia dalin të ndalin Nguen, pret Nika, por nga topi kthyes përfiton Uzuni duke shënuar het-trik për rezultatin përfundimtar, 1:3.

Prishtina - Ferencvarosh 1-3 Myrto Uzuni

Deklaroi Zekirija Ramadani:

Prishtina - Ferencvarosh 1-3 Zekirija Ramadani