Lajme

Prishtina eliminon Dritën

Prishtina eliminon Dritën

Goli i Boshnjakut (105’+1) na kualifikon në çerekfinale

Prishtinë, 9 shkurt 2021 – Prishtina kualifikohet në çerekfinalen e Kupës së Republikës pas golit të shënuar në sekondat e fundit të vazhdimit të parë prej 30-minutash nga kapiteni, Lorik Boshnjaku (105’+1).

Lorik Boshnjaku

Ishte kjo fitore e merituar e Prishtinës në një ndeshje të fortë e pa shumë shanse shënimi, sidomos Drita sot nuk kërcënoi pothuajse asnjëherë.

Ndërsa, futbollistët prishtinas të përballur me shumë probleme, sot treguan karakter të lartë duke bindur se përse e bartin dhe e meritojnë fanellën e Prishtinës.

Përndryshe është kjo fitorja e dytë rresht ndaj gjilanasve, kurse përballja e pestë pa pësuar humbje. Po ashtu, skuadra ka arritur në 12-ndeshje rresht pa pësuar humbje duke shpresuar që kjo formë optimale do të vazhdoj edhe në javën e 19-të kundër Drenicës të shtunën. 

Kupa 1/8 e finales

Prishtina – Drita 1-0 (0-0, 0-0)

Golashënues: Lorik Boshnjaku 105’+1

Gjyqtarë: Dardan Çaka, Fatlum Berisha, Bujar Selimaj, Selim Isufi

KV: Bekteshi, B. Krasniqi, Bardhoku, Mankenda, Boshnjaku, Curri, E. Krasniqi – Brdarovski, Namani, B. Shabani, Rexha, Gerbeshi

KK: Vucaj (117’), Brdarovski (2KV – 120’+2)

Pozitat jashtë lojës: Pri 5-2 Dri

Kornerët: Pri 5-3 Dri

Gjuajtjet totale: Pri 8-4 Dri

Gjuajtjet në portë: Pri 4-1 Dri

Prishtina (4-3-3): 35. Eglant Haxho – 2. Besnik Krasniqi, 28. Leotrim BekteshI, 5. Lumbardh Dellova, 18. Gledi Mici - 4. Tun Bardhoku (15. Gauthier Mankenda – 89’), 7. Lorik Boshnjaku /c/ (17. Alban Shillova – 114’), 20. Qendrim Zyba, 10. Endrit Krasniqi,  23. Leonit Abazi (22. Gentjan Muça – 114’), 9. Leutrim Kryeziu (27. Albin Prapashtica – 120’+4). Zëvendësues: Ardit Nika, Mergim Pefqeli, Enis Gavazaj. Kryetrajner: Zekirija Ramadani.

Drita: 94. Leutrim Rexhepi – 77. Vladica Brdarovski, 5. Ardian Limani /c/, 3. Jamal Arago, 18. Ilir Blakçori, 7. Hamdi Namani (20. Erjon Vucaj – 94’), 25. Bujar Shabani, 27. Astrit Fazliu (8. Ergyn Ahmeti – 104’), 10. Xhevdet Shabani, 17. Almir Ajzeraj (22. Betim Haxhimusa – 83’), 24. Kastriot Rexha. Kryetrajner: Ardijan Nuhiji.

Rastet/golat:

22’ Super aksion i Prishtinës, Dellova te Zyba e ky mbrapa shpinës së kundërshtarit e qet Endrit Krasniqin me portierin Rexhepi i cili del i suksesshëm dhe pret gol të sigurt.

61’ Xh. Shabani nga e djathta brenda zonës, pret Haxho.

63’ Dellova me top të gjatë te Kryeziu i cili i ikën Aragos dhe gjuan nga pozitë ballore, skaj pingules së majtë të portierit.

90’ Haxhimusa gjuan ballore, jashtë.

106’Aksion i mirë i Prishtinës i cili përfundon me harkimin nga e djathta te Besnik Krasniqi dhe në krahun e majtë Leonit Abazi e gjen kapitetin Lorik Boshnjaku i cili pas manovrimit dhe nga pozita ballore prej jashtë zonë e gjen cakun – 1-0.

111’ Vucaj nga pozitë mjaft e mirë, gjuan plogësht, jashtë.

120’ Xh. Shabani pozitë ideale brenda zonës, gjuan plogësht, topi qëllon në dorën e njërit prej futbollistë të Dritës.

120’+5 Prapashtica i sapo inkuadruar provon gjuajtje ballore, në vend portieri Rexhepi.

Deklaruan:

Zekirija Ramadani: Patjetër që prisja ndeshje të vështirë, e dinim që e kishim përballë kampionët aktual me të cilët ishim ndeshur edhe në Superkupë. Dy skuadrat u treguam shumë të kujdesshme dhe një moment dhe një eurogol i kapitenit vendosi gjithçka. I uroj futbollistët për angazhimin maksimal gjatë 120-minutave, sepse me të vërtet mendoj se ishte fitore e merituar. Gjithsesi kishim raste që nuk i konkretizuam, por ja që një eurogol vendosi fatin e takimit.

Lorik Boshnjaku: E kemi ditur që do të jetë vështirë dhe që nuk do të mundemi të përsërisim ndeshjen e Antalyas, por prapë arritëm t’i mposhtim duke mos u dorëzuar për asnjë moment dhe duke na shpërblyer Zoti mundin si me golin tim, po ashtu edhe me fitoren dhe kalimin në çerekfinale. Dua t’i përgëzojë të gjithë bashkëlojtarët për karakterin e treguar, sepse me të vërtet dhamë maksimumin. Ky ishte imperativi, kalimi i raundit dhe tani përqendrohemi në kampionat duke shpresuar të nisim edhe atë garë suksesshëm siç e nisëm sot për Kupë. Jemi në një seri fantastike ku prej 12 ndeshjeve kemi barazuar vetëm tre herë dhe kemi fituar 9 prej tyre dhe vetëm uroj të vazhdojmë kështu siç i ka hije Prishtinës.