Lajme

Prishtina falënderon lojtarët e larguar

Prishtina falënderon lojtarët e larguar

Kukaj, Leci, Begolli, Neziri, Kelmendi, Krasniqi dhe Hamiti më nuk janë pjesë e Prishtinës

Prishtinë, 18 korrik, 2017 – Nga sot zyrtarisht nuk janë më pjesë e FC Prishtina shtatë lojtarë që klubi me marrëveshje ka ndërprerë bashkëpunimin.

Futbollistët, Liridon Kukaj, Liridon Leci, Gentrit Begolli, Shend Kelmendi, Endrit Krasniqi, Mërgim Neziri dhe Genc Hamiti janë të lirë, kurse Atdhe Grajqevci i huazuar.

FC Prishtina i falënderon përzemërsisht për kontributin e dhënë ndër vite. Do jenë pjesë e pashlyer e historisë së klubit. Iu dëshirojmë sukses në vazhdim të karrierës.