Lajme

Prishtina fillon përgatitjet për kampionat

Prishtina fillon përgatitjet për kampionat

Nga nesër dy herë në ditë

Armend Simnica

Prishtinë, 26 korrik 2018 – Bardhekaltrit sot pas shtatë ditëve pushim nga ndeshja me Fola-n,  kanë filluar përgatitjet për sezonin e ri që fillon me ndeshjen e Superkupës me 13 gusht e një javë më pas edhe kampionati.

Skuadra ka nisur aty ku e kishte përfunduar para se të shkonte në pushim, në fushën me bari sintetik të stadiumit të 2 Korrikut.

Prezent nuk ishin të gjithë futbollistët ku disa prej tyre munguan me arsye. Ndërsa sot u mbajtë vetëm një seancë stërvitore, ajo e paradites, kurse nesër mbahen dy seanca, nga ora 10:00 dhe nga ora 19:00.