Lajme

Prishtina fiton trofeun e Superkupës Kosovë-Diasporë

Prishtina fiton trofeun e Superkupës Kosovë-Diasporë

Qendrim Zyba

Bardhekaltrit triumfuan pas ekzekutimit të penalltive 0-0 (4-2)

Prishtinë, 25 tetor 2018 – Prishtina ka sjellë edhe një trofe në sirtarët e saj. Edhe pse modest, edhe pse me lojë të plogësht ku pothuajse u provuan të gjithë futbollistët dhe shumë të rinj, skuadra ka vazhduar serinë pozitive të saj.

Agon Xhaka

Arber Hoxha

Përndryshe ndeshja me skuadrën e bashkatdhetarëve tanë nuk mblodhi shumë shikues dhe u zhvillua në kohë thuajse dimri. Shtabi teknik nuk paraqiti shumicën e futbollistëve që do të luajnë të shtunën në Gjilan, por aktivizoi skuadër të kombinuar dhe shumicën të rinj dhe nga skuadra juniore.

FC Prishtina

Superkupa Kosovë-Diasporë

Prishtina – AKV Bardhosh Gërvalla 0-0 (4-2) pen.

Golat nga penalltitë për Prishtinën: Pefqeli, Osmani, Zyba, Sekiraqa (nuk shënoi Selmani – priti portieri)
Golat nga penalltitë për B. Gërvalla: Shala, Gashi (nuk shënuan: Kamberi – priti portieri Behluli, Meha – priti Behluli).

Gjyqtarë: Alban Shala, Granit Hyseni, Arbnor Bullatovci – Visar Kupina (Pr)

Prishtina: Alban Muqiqi (Laurit Behluli – 73’) – Përparim Osmani, Armend Dallku (Egzon Statovci – 46’), Agon Xhaka, Kastriot Selmani – Argjend Mustafa (Ramush Ramadani – 46’), Qëndrim Zyba, Mergim Pefqeli – Bleon Sekiraqa, Arbër Hoxha (Lis Ahmeti – 46’), Alen Jasharoski (Trimëron Selimi – 60’). Kryetrajner: Mirel Josa.

B. Gërvalla: Mateusz Babieczko – Fatos Povataj, Arjanit Hasaj, Drilon Gërvalla, Adnan Shala, Deniz Celio, Ermal Gashi, Fidan Shuti, Adriano Aniello, Visar Braha, Feriz Meha. Në pjesën e dytë luajtën edhe futbollistë tjerë. Kryetrajner: Ramazan Kamberi.

AKV Bardhosh Gërvalla

Komenti:

Në përgjithësi ishte lojë e plogësht, por me dëshirë të madhe nga bashkatdhetarët tanë që luftuan maksimalisht, por duke mos krijuar ndonjë rast shënimi, përveç nga fundi i ndeshjes e sikur mos t’ju mungonte cilësia mund edhe të shënonin. Ndërsa Prishtina pa ndonjë vullnet të madh të treguar, u gjenden në disa raste, por ishte portieri me prejardhje polake që shpëtoi skuadrën e tij. Rastin më të mirë e kishte Bleon Sekiraqa kur nga gjuajtja e lirë anësore qëlloi pingulen.

Laurit Behluli

Në ekzekutimin e penalltive u dallua portieri i tretë i skuadrës, gjegjësisht asaj të U19, Laurit Behluli që priti dy penallti me çka i mundësoi bashkëlojtarëve që nga 5 gjuajtje të qëllojnë 4-sosh dhe të ngrisin trofeun e dorëzuar nga anëtari i Komitetit të FFK-s, Mirsad Qollaku.

Skuadra të shtunën luan deri më tani ndeshjen më të rëndësishme kampionale kundër Gjilanit që sivjet po tregohet skuadër me futboll jashtëzakonisht të pëlqyer. Dhe, për fat sot nuk pati ndonjë lëndim nga përballja, përveç Donat Hasanajt që mbrëmë kishte përjetuar aksident në rrugë, por për fat të madh përveç një dëmtimi muskulor nuk ka pësuar më shumë edhe pse ky lëndim do t’ia pamundësoj të paraqitet në seancat stërvitore. 

Mergim Pefqeli