Lajme

Prishtina – Gjilani e gjykon Tefik Maloku nga Podujeva

Prishtina – Gjilani e gjykon Tefik Maloku nga Podujeva

Ndeshjen e cila zhvillohet pa shikues e asistojnë Alban Ejupi e Visar Kelmendi

Prishtinë, 20 prill, 2017 – Prishtina dhe Gjilani është çifti i javës së XXVII të Vala Superligës. Ndeshja zhvillohet pa praninë e shikuesve, të shtunën më 22 prill nga ora 15.00 në stadiumin “Agron Rama” të Kastriotit. Por, transmetohet direkt nga Supersport Kosova

Ndërsa gjykohet nga gjyqtari kryesor, Tefik Maloku, sikurse edhe asistenti Alban Jakupi nga Podujeva dhe Visar Kelmendi nga Peja. Gjyqtar i katërt është Fatmir Tahiri nga Mitrovica.