Lajme

Prishtina humb edhe tre ndeshjet e ditës së dytë

Prishtina humb edhe tre ndeshjet e ditës së dytë

Skuadra kthehet nesër në kryeqendrën tonë

Iserlohn, 22 janar, 2017 - Ka përfunduar turneu për FC Prishtina U-15. Edhe pse sot djelmoshat e Prishtinës patën paraqitje më të mirë, sidomos ndaj Borussia Dortmund, sërish nuk mjaftoi dhe bardhekaltrit pësuan tre humbje.

Sërish u vërejt se dallimi kokë më kokë nuk është i madh, por dëshira e madhe e djelmoshave tanë për t’i treguar vlerat individuale, sikur bënë që t’i harrojë detyrat si ekip.

Por, sidoqoftë, është kjo përvojë e jashtëzakonshme për të parë se sa ka stagnuar futbolli ynë nga okupimi më 1991 e 26 vite deri më tani.

Më rëndësi që në Rajonin e futbollit të Prishtinës të garojnë mbi 30 ekipe, prej tyre gjysma shkolla private, të ndara në shumë grupe dhe ku në fund futbollistët tanë të rinj a i zhvillojnë brenda vitit i 20 ndeshje a po jo. Kurse, një futbollist shqiptar (Hetemi) i Borussia Dortmund U-15, 20 ndeshje i zhvillon vetëm në turne miqësor, pa llogaritur garat zyrtare.
Dhe, kur gjithë këtë organizim e bëjnë njerëzit inferior nëpër funksione të Rajonit, atëherë paraqitja e futbollistëve të Prishtinës e që janë kampion vjeshtor në vendin tonë, duhet çmuar. Kurse, trajnerët me Licenca “profi” le të mburren me “sukseset” lokale, e shpesh me futbollistë me libreza fals duke i aktivizuar fëmijët më të vjetër nëpër grupmosha.
Ndërsa, Prishtina me këtë turne ka mësuar shumë, ka kuptuar shumë se i duhet jashtëzakonisht shumë punë për të ardhur deri te niveli garues me këto skuadra të mëdha. Prishtina i pranon kritikat, e mbi të gjitha, ajo vetë do t’i bëjë kritikat e do të analizoj në përpikmëri se ku gjendemi. Prishtina po provon e po lufton t’i thyej barrierat për të kuptuar krahasimin ndërmjet nesh dhe punës në klubet ndërkombëtare.

Rezultatet e ndeshjeve të ditës së dytë:

Borussia Dortmund - Prishtina 6:1 (shënues për Prishtinën, Gentris Leci)
Prishtina - Lech Poznan Poloni 0:6
Prishtina - Bayer Leverkusen 0:3

Ilir Mulaku - Remzi Ejupi