Lajme

Prishtina ka mbajtur gjallë frymën patriotike

Prishtina ka mbajtur gjallë frymën patriotike

Prishtinë, 28 dhjetor, 2017 - Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj ka pritur në një takim kryetarin e FC Prishtina Remzi Ejupin.

Sefaj dhe Ejupi kanë folur për ecurinë e Prishtinës gjatë këtij stinori ku synimet e klubit kryeqytetas janë të shpallen kampionë të Kosovës.

Kryetari i Prishtinës i ka dhuruar një fanellë si dhe një emblemë të klubit bardh e kaltër ministrit Sefaj, i cili me këtë rast ka deklaruar:

“Sot prita në një takim miqësor kryetarin e FC ‘Prishtina’, Remzi Ejupi. Si adhurues i klubit futbollistik Prishtina, mund të them se ky klub i madh sportiv, përveç që ka kënaqur dashamirët e futbollit me lojëra cilësore, në njërën ose mënyrën tjetër historikisht ka mbajtur gjallë frymën kombëtare”.

“Gjenerata e artë e FC Prishtina dikur dhe talentet e rinj që janë pjesë e këtij klubi sot, i shtojnë vlerat kryeqytetit tonë, Prishtinës”, ka thënë ministri Sefaj.