Lajme

Prishtina ka mbërritur në Antalya

Prishtina ka mbërritur në Antalya

Të dielën ndeshja me anëtaren e kategorisë së dytë ukrainase, Desna Chernihiv

Antalya, 3 shkurt, 2017 - FC Prishtina ka mbërritur në Antalya të Turqisë ku është vendosur në “Top Kapi hotel” dhe do të qëndroj gjatë tetë ditëve të ardhshme në fazën e dytë përgatitore.

Bardhekaltrit sot kanë mbajtur një seancë, pasdite - pesë minuta larg hotelin në “Wow sport centre”.. Nesër do të mbaj dy seanca, kurse pasnesër, e diel - 5 shkurt nga ora 17.00 ndeshet me anëtaren e Kategorisë së dytë ukrainase, Desna Chernihiv. Ndeshja do të zhvillohet në “Miracle sports centre”. Ndërsa, skuadra nga Ukraina renditet e treta në Kategorinë e dytë duke tentuar të ngjitet në mesin e skuadrave elitare ukrainase.

Ndeshjen e dytë Prishtina e zhvillon më 7 shkurt nga ora 17.00 me skuadrën belloruse, Dinamo Brest. Skuadra e Bellorusisë vije nga elita e futbollit të këtij shteti dhe renditet e teta në klasifikim nga 16 skuadra sa garojnë në kampionatin e skuadrave të njohura BATE Borisov e Dinamo Minsk.

Ndeshjen e tretë prishtinasit e zhvillojnë me skuadrën bullgare, FC Septemvri Sofja, por detajet tjera caktohen ndërkohë. Skuadra bullgare është e renditur si e dyta e kategorisë së dytë me gjasa reale të inkuadrohet në elitën e futbollit bullgar.

Duhet theksuar se të gjitha këto ndeshje ka ndërmjetësuar bashkëatdhetari ynë që jeton në Antalya, Kenan Kurteshi nga Prishtina. I lindur në Prishtinë më 1963, në Turqi ka migruar nga viti 1994. I diplomuari në Universitetin e Prishtinës pranë katedrës së Turkologjisë, tani ndodhet ndër tetë agjentet e vetëm në Turqi si FIFA Match Agent. Zoti Kurteshi i ka organizuar si Shqipërisë e po ashtu edhe Kosovës aktivitetet e saj, por tani edhe skuadrave të dy shteteve. 


Avni Durmishi, Antalya