Lajme

Prishtina kë përfunduar transferet për Evropë

Prishtina kë përfunduar transferet për Evropë

Negociatat po vazhdojnë vetëm edhe me një sulmues me përvojë nga jashtë vendit

Prishtinë, 1 qershor 2018 – Pas pesë futbollistëve të transferuar (Haliti, Korenica Thaqi, Bekteshi dhe Mustafa), klubi ka arritur në shifrën prej 41 futbollistëve nën kontratë.

Është larguar vetëm mbrojtësi Ben Nash Quansah, dhe klubi ka mbyllur transferet për Evropë. Negociatat janë duke vazhduar vetëm edhe me një sulmues me përvojë nga jashtë vendi.

Futbollistët janë në pushim deri më 9 qershor kur do të fillojë faza përgatitore për Evropa Ligën kundërshtari i së cilës do të dihet më 12 qershor. Ndërsa skuadra do të ketë miqësore me skuadra shqiptare që janë kualifikuar në gara ndërkombëtare dhe shpresohet që këto testuese do t’i zhvilloj brenda vendit afër publikut tonë.