Lajme

Prishtina - Kosova U19, megjithatë jo në Kastriot

Prishtina - Kosova U19, megjithatë jo në Kastriot

Ndeshja zhvillohet nesër, por edhe fusha caktohet nesër paradite

Prishtinë, 17 qershor - Prishtina ka mbajtur sot paradite seancën e fundit stërvitore në Gjakovë dhe pasdite është rikthyer në kryeqendër.

Ndërsa, ndeshja miqësore me Përfaqësuesen e Kosovës U19 e paraparë të luhej nesër në Kastriot, nuk do të zhvillohet aty pas të reshjeve të shiut.

Ndeshja patjetër që do të zhvillohet nesër, por fusha se ku do të luhet caktohet paradite dhe iu njoftojmë me kohë.