Lajme

Prishtina kundër Dritës me statistika pozitive

Prishtina kundër Dritës me statistika pozitive

Në Gjilan bilanc i barabartë, por me goldallim plus për Prishtinën

Prishtinë, 30 prill 2019 – Prishtina të shtunën më 4 maj zhvillon duelin më të rëndësishëm në 30 javët e këtij edicioni. Fitorja kundër kampionëve aktual të Dritës do të afronte Prishtinën në tre ndeshje afër titullit pas 5 edicionesh mungesë.

Përderisa Prishtina është klubi më i trofeshëm në Kosovë me 10 tituj kampioni, Drita ka fituar 2 të tillë dhe që të dy i kishte fituar në luftë me Prishtinën. Edhe edicione tjera kishte qenë pretendent, por fati i kishte buzëqeshur vetëm kundër skuadrës nga kryeqendra.

Dy skuadrat pas luftës kanë zhvilluar 44 ndeshje zyrtare dhe Prishtina ka larg bilanc pozitiv me 20 fitore, 15 barazime dhe 9 humbje me goldallim +25, 59:34.

Edhe në Gjilan Prishtina ka rezultat pozitiv, të paktën me goldallim prej +2 golave, 15:17. Në 18 ndeshje zyrtare të zhvilluara (një për Kupë 1:1), bilanci është nga 4 fitore të dy skuadrave dhe 10 barazime. Drita asnjëherë nuk i ka radhitur 2 fitore rresht në fushën e saj, por në tre vite rresht, nga 2012 deri më 2015 në pesë ndeshje nuk kishte pësuar humbje si vendas (4 barazime e 1 fitore). Ndërsa nga viti 2015, në 4 ndeshjet e zhvilluara, Prishtina ka fituar 2 ndeshje, 1 e ka humbur dhe 1 barazim.

Në përgjithësi në stadiumin e qytetit në Gjilan, Prishtina kundër dy skuadrave gjilanase, nga 34 udhëtime ka vetëm 5 humbje, 18 barazime dhe 11 fitore me goldallim +11, 22:33. 

Thjesht Prishtinës i flenë kjo fushë, i përshtatet kushteve dhe jashtëzakonisht shumë motivohet nga atmosfera si në asnjë fushë tjetër. Duke ia shtuar kësaj edhe luftën për titull pas 5 edicionesh, atëherë futbollistët e Prishtinës, të vetëdijshëm që vetëm fitorja i afron pran titullit, me padurim e presin përballjen në derbi që të tregohen para publikut vendas gjilanas, të ende kampionëve aktual, Dritës.