Lajme

Prishtina – Liria zhvillohet më 9 shtator

Prishtina – Liria zhvillohet më 9 shtator

Nis nga ora 16:30 në Drenas

Prishtinë, 29 gusht, 2017 – Siç dihet kampionati nuk zhvillohet në fundjavën e ardhshme përshkak ndeshjes së Përfaqësueses. Pra ndeshja e javës së tretë të Vala Superligës zhvillohet më 9 shtator në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas nga ora 16:30.

Do të jetë ky derbi i moçëm i 40-të pas luftës në të dy kompeticionet. Prishtina ka 22 fitore përkundër 8 barazimeve dhe 9 humbjeve me goldallim +30, 64:34.

Bardhekaltrit kanë mposhtur bardhezinjtë në edicionin e kaluar në tre ndeshje. Në Prizren 2:1, në Mitrovicë 1:0 dhe në Kastriot 3:1.

Ndërsa, pas dy javëve të këtij edicioni dy skuadrat kanë nga një humbje dhe një fitore.