Lajme

Prishtina – Llapi, e gjykon Gramos Shala nga Peja

Prishtina – Llapi, e gjykon Gramos Shala nga Peja

Do të asistojnë Ali Peshteri e Imran Kabashi – Isak Ceroviku

Prishtinë, 4 maj, 2017 – Prishtina dhe Llapi do të takohen të dielën më 7 maj nga ora 16.00 në stadiumin “Agron Rama” të Kastriotit. Është kjo ndeshje e vlefshme për javën e XXIX të Vala Superligës. Ndeshjen do ta gjykojnë, Gramos Shala, kryesor – Ali Peshteri e Imran Kabashi asistentë, gjyqtarë i katërt Isak Ceroviku.

Prishtina dhe Llapi në këtë edicion janë ndeshur dy herë. Prishtina ka fituar ndeshjen e parë 3:1, kurse në Podujevë ishte mbyllur baras – 0:0.

Prishtina është pozicionuar e dyta në klasifikim me 60 pikë dhe nga gjashtë ndeshjet e fundit ka po aq fitore. Llapi renditet e 4-ta me 56 pikë dhe në tetë ndeshjet e fundit duke llogaritur edhe në dy ndeshje për Kupë, nuk dinë për humbje duke i fituar gjashtë ndeshje dhe barazime.