Lajme

Prishtina – Llapi, fitorja dërgon në finalen e madhe

Prishtina – Llapi, fitorja dërgon në finalen e madhe

Prishtina skuadra më e mirë vendase e kampionatit – Llapi mysafiri më i mirë

Prishtinë, 10 maj 2019 – Krijimi i rivalitetit me zor ndërmjet dy rivalëve regjional, sidomos kur kundërshtari në përballjen e fundit nuk kishte zgjedh mjete për ta fituar atë, i ka ardhur fundi, tani flet fusha, njëmend, për të parë se kush është më i miri. Stadiumi me fushën dhe gjyqtarët më të mira në vend – nuk lë më vend për deklarata boshe, janë futbollistët që do të tregojnë cilësinë dhe aftësitë e tyre. 

Prishtina do të zhvilloj parafinalen drejt rrugëtimit për titull. Qetësia e futbollistëve, përqendrimi maksimal para ndeshjes dhe angazhimi maksimal në ndeshje. Prishtina është Prishtinë dhe futbollistët e saj janë plotësisht të vetëdijshëm. Titulli synohet vetëm nëpërmjet fitores së nesërme.

Prishtinës i rikthehet Haliti dhe jashtë mbetët vetëm Korenica që po rikuperohet nga lëndimi.

Përndryshe, përshkak interesimit të madh të qytetarëve të Prishtinës për ta përcjell ndeshjen, Klubi i futbollit Prishtina, bënë thirrje që biletat t’i blejnë sa më herët (dalin në shitje në ora 10:00 sipas njoftimit paraprak), kurse dyert e stadiumit hapen dy orë më herët dhe nuk lejohet parkimi i automjeteve nga policia përreth stadiumit.

Java XXXI

Prishtina – Llapi

E shtunë, 11 maj – ora 16:00

Stadiumi i qytetit, Prishtinë

Gjyqtarë: Genc Nuza, Bujar Selimaj, Elvis Bicaj, Mervan Bejtullahu, Ilir Mehmeti dhe Shpëtim Murtezi

Armend Dallku 

Dallku: Të japim maksimumin, t’i gëzojmë adhuruesit tanë

“Mund ta quajmë si duel parafinale, por ne kemi mbajtur këto gjashtë ditë kohë ekipin maksimalisht të përqendruar për këtë ndeshje të radhës, ku pastaj i kemi edhe dy ndeshje tjera, por na gëzon fakti që ne luajmë në stadiumin tonë. Po ashtu, mos të harrojmë se në çfarë mënyrë është sjell ekipi kundërshtar në ndeshjen e fundit në Podujevë dhe kjo duhet të na motivoj neve si futbollistë që brenda fushës të kemi motiv shtesë që me iu kundërvu në mënyrën e duhur edhe për atë ndeshje. Kështu që shpresojmë që të jemi në maksimumin e kondicionit të gjithë futbollistët deri në ditën e ndeshjes, të japim maksimumin dhe t’i gëzojmë shikuesit tanë që do të jenë të pranishëm”, ka thënë kapiteni i Prishtinës, Armend Dallku me 146 paraqitje zyrtare me fanellën e Prishtinës dhe 9 gola të shënuar