Lajme

Prishtina – Llapi, gjyqtarë të FIFA-s

Prishtina – Llapi, gjyqtarë të FIFA-s

Genc Nuza e gjykon ndeshjen

Prishtinë, 9 maj 2019 – FFK ka caktuar gjyqtarët e ndeshjes për javën 31 të Ipko Superligës – javë kjo ku zhvillohet derbi që mund të përcaktoj udhëtimin për titull, Prishtina – Llapi.

Janë caktuar gjyqtarë me emblemë të FIFA-s dhe për herë të parë në Kosovë do të gjykojnë 6 gjyqtarë (dy në vijën fundore).

Gjyqtar kryesor është Genc Nuza, i ndihmuar nga Bujar Selimaj, Elvis Bicaj, Mervan Bejtullahu, Ilir Mehmeti dhe Shpëtim Murtezi.