Lajme

Prishtina mbyll turneun –  duhet shumë punë

Prishtina mbyll turneun –  duhet shumë punë

Nuk mjafton vetëm talenti, por punë e madhe profesionale

Prishtinë, 8 janar, 2017 – Hiq dy-tre futbollistëve që ia dolën me sukses të përballon tempin katër ditor të ndeshjeve, duhet pranuar që të tjerët nuk e patën atë forcë. Atë forcë, që e dallon jo vetëm futbollin gjerman, por futbollin e sotëm modern. Pra, me gjithë paraqitjet e mira, u kuptua dhe pas kënaqësisë së marrjes pjesë me skuadra tjera, duhet kuptuar, që për të garuar në nivel të lartë, duhet shumë, shumë punë. Dhe ky turne ka qenë i mirëseardhur për t’u njohur me futbollin e arritur modern.

Skuadra jonë ka humbur tre gjysmëfinale dhe ia ka dal të ketë futbollistin e turnirit të sotëm, Lorik Boshnjakut.

Në turnirin më të vështirë, me dy humbje në grup, pastaj me një barazim dhe një fitore, arriti deri në gjysmëfinale, çka, u përballua pas lodhjes së dinamikës katër ditore.

Skuadra rikthehet të hënën në Prishtinë, kurse pjesës tjetër të ekipit i bashkëngjitet në fazën përgatitore më 16 janar.

Ur-Krostitzer-Cup, Erfurt: turniri i katërt

FSV Wacker 90 Nordhausen – FC Prishtina 2:1
ZFC Meuselwits – FC Prishtina 1:0
SC Rot-Weis Oberhausen – FC Prishtina 0:0
Çerekfinale: FC An der Fahner Höhe - FC Prishtina 1:1 (2:3 me penallti)
Gjysmëfinale: FC Carl Zeiss Jena - FC Prishtina 3:1
Meuselwitz - Prishtina 3:1 me penallti


S. Sermaxhaj: Nuk mjafton vetëm talenti, na duhet shumë, shumë punë

Përvojë shumë e mirë për lojtarët e ri. Mirëpo, për me marr rezultat më pozitiv, është dashur të paraqiten edhe tre-katër lojtarë më me përvojë, si të lojës, e po ashtu edhe të pjekurisë. Dinamika e turnirëve në katër ditë, ka qenë ngarkesë e madhe për këta djem të ri. E kemi parë konkurrencën dhe e kemi kuptuar se për t’u përball me skuadrat gjermane, nuk mjafton vetëm talenti, por duhet shumë, shumë punë, për të mundur të përballemi me ligën e katërt gjermane, e lëre më me atë të treten. Lojtarët tonë mendojnë që futbolli është i lehtë, por në bisedat konsultative analitike që kemi bërë, e kemi kuptuar dhe jemi të vetëdijshëm se na duhet shumë punë për tu ngritur në nivel të mëtutjeshëm”, ka thënë trajneri, Sami Sermaxhaj.


L. Boshnjaku: Turne për t’i matur forcat

“Turneu si turne na ka shërbyer në tërësi për t’i matur forcat me lojtarë shumë të fortë. Duhet pranuar se në aspektin sportiv na ka munguar pak edhe fati, sepse u eliminuam në tre gjysmëfinale me penallti, duke mos dashur të them që ishim më të mirë, por thjesht na mungoi fati. Kurse, për çmimin e lojtarit të turnirit të sotëm, pa dyshim se jam ndjerë i kënaqur dhe këtë e arrita së bashku me bashkëlojtarët e mi”, ka thënë, Lorik Boshnjaku, i cili jo vetëm që pati fuqi t’i përballoj katër ditë paraqitje, por edhe u vlerësua për turnirin e sotëm, të fundit.