Lajme

Prishtina me Dallkun shtatë ndeshje rresht pa humbje

Prishtina me Dallkun shtatë ndeshje rresht pa humbje

Dallku ka arritur 12 fitore, 3 barazime dhe 2 humbje


Prishtinë, 16 shkurt 2020 - Kryetrajneri Dallku me Prishtinën vazhdon me 7 ndeshje rresht pa humbje.

Në këtë edicion ka udhëhequr skuadrën në 17 ndeshje (kampionale, kupë) duke arritur 12 fitore, 3 barazime dhe 2 humbje me goldallim +25, 32:7.

“Për dallim nga ndeshja para një jave kur kishim lëshuar disa gabime, sepse sikur nuk e kishin marr aq seriozisht atë ndeshje, pra për dallim, kemi punuar gjatë tërë javës në evitimin e gabimeve dhe problemeve që na u kishin shfaqur. Po më gëzon fakti që detyrat e dhëna djemtë po i përmbushin maksimalisht dhe si rezultat i lojës kanë ardhur edhe golat. Pra jam i kënaqur me realizimin, sepse e kam potencuar që më herët kemi pasur problem në realizimin e golave dhe në dy ndeshje kemi shënuar tetë gola dhe vetëm më mbetët të shpresoj të vazhdojmë me këtë ritëm”, Ka thënë kapiteni i deridjeshëm, sot krytrajneri i skuadrës, pas ndeshjes kampionale me Vushtrrinë (4-0).