Lajme

Prishtina më së shumti futbollistë në formacionin e vitit

Prishtina më së shumti futbollistë në formacionin e vitit

Armend Dallku, Visar Bekaj, Armend Thaqi dhe Leotrim Bekteshi

Prishtinë, 20 dhjetor 2018 - Nga 11 trajnerët e Superligës, 4 futbollistë të Prishtinës janë zgjedhur në formacionin më të mirë të vitit 2018, është bërë sonte publike në mbrëmjen e organizuar nga FFK për më të mirët e vitit.

Kapiteni Armend Dallku dhe portieri Visar Bekaj kanë bindur trajnerët e skuadrave tjerave për vitin 2018 si futbollistë të Prishtinës me të cilët skuadra ka përfunduar si nënkampion i edicionit 2017/18 dhe fitues i Kupës.

Në formacion janë edhe Armend Thaqi e Leotrim Bekteshi të cilët me Prishtinën paraqiten në vjeshtë të këtij edicioni me të cilët Prishtina dimëron e para, por për stinorin pranveror të edicionit të kaluar me paraqitjet e tyre kishin bindur me Gjilanin.

11-shi i vitit:

Visar Bekaj (Prishtina) - Armend Thaqi (Gjilani/Prishtina), Armend Dallku (Prishtina), Leotrim Bekteshi (Gjilani/Prishtina), Yll Hoxha (Feronikeli) - Hamdi Namani (Llapi), Endrit Krasniqi (Drita), Xhevdet Shabani (Drita), Mendurim Hoti (Feronikeli), Festim Alidema (Llapi) dhe Kastriot Rexha (Drita/Feronikeli).