Lajme

Prishtina mposhtë bindshëm CQ Nomads 4-1

Prishtina mposhtë bindshëm CQ Nomads 4-1

Prishtina shkëlqeu në ndeshjen e sotme

Prishtina - Nomads 4-1

Prishtinë, 20 korrik, 2021 - Para më shumë se 2.000 të pranishmëve, Prishtina përsëriti lojën e shkëlqyer të para disa vitesh në Evropë, atëherë kishte mposhtur Europën e Gjibraltarit 5-0 në Mitrovicë, ndërsa sonte në “Fadil Vokrri” Connah’s Quay Nomads me 4-1.

Prishtina - Nomads 4-1 Xhevdet Shabani

Prishtina - Nomads 4-1 Leotrim Bekteshi

Prishtina - Nomads 4-1 Leotrim Bekteshi

Prishtina nga minuta e parë ishte ofensive ndaj një skuadre ultradefansive, e të cilëve megjithatë kjo taktikë u shkoi për dore deri në minutën e 41-të kur pas harkimit nga këndorja të Xhevdet Shabanit, me kokë shënoi qendërmbrojtësi, Leotrim Bekteshi.

Prishtina - Nomads 4-1

Prishtina në pjesën e parë pati edhe gjashtë raste apo tentime tjera në portë, përkundër vetëm një gjuajtje të parrezikshme të mysafirëve.

Prishtinës në minutën e 28-të iu zëvendësua sulmuesi Kryeziu me John pas lëndimit të pësuar më herët.

Prishtina - Nomads 4-1 Besnik Krasniqi

Edhe në pjesën e dytë Prishtina ishte agile dhe në kërkim të golit të dytë i cili u arrit shpejtë në minutën e 53-të pas një topi të gjatë të Besnik Krasniqit dhe manovrimit të shkëlqyeshëm të Oto John i cili pasi kaloi pengesën e dy lojtarëve nuk e pati të vështirë të mposhte edhe portierin.

Prishtina - Nomads 4-1 Oto John

Prishtina u befasua kur pësoi gol nga distanca e madhe prej ndërprerjes nga Moore që ngushtoi rezultatin në 2:1 (75’).

Por, reagimi qe i shpejtë, pas tre minutave aksion i shkëlqyer nga e djathta, manovrim i Shabanit, depërtim e asistim i Mankendës me gol të jashtëzakonisht të bukur nga Endrit Krasniqi për 3-1 (78’).

Prishtina - Nomads 4-1 Endrit Krasniqi

Prishtina për pak sa nuk pësoi shok, kur portieri Nika që sot nuk e kishte ditën e huq topin, kurse Williams e kalon atë dhe kur gjuajti në portën bosh, qendërmbrojtësi Bekteshi me vetëmohim të pashoq shtrin këmbën e trupin duke e bllokuar gjuajtjen dhe duke shpëtuar gol të sigurt (80’).

Prishtina - Nomads 4-1 Gauthier Mankenda

Gjyqtarët autoritativ nga Shqipëria me kryesorin, Eldorjan Hamiti kishin sinjalizuar 3 minuta shtesë, dhe po zhvillohej e katërta e kur një minutë më herët ishin mysafirët në aksion, por prishtinasit organizuan edhe një sulm të rrufeshëm nga e djathta, Mankenda bukur shërbeu për asistim, e Oto John sot ishte i pandalshëm, doli i vetëm me portier të cilin e mposhti për herë të dytë për rezultatin final, 4:1.

Prishtina - Nomads 4-1 Oto John

Prishtina - Nomads 4-1

Ishte fitore brilante, që e bënë skuadrën më të qetë para duelit të së enjtes më 29 korrik në Aberystwyth.

Prishtina - Nomads 4-1 Mendurim Hoti

Prishtina - Nomads 4-1 Leotrim Kryeziu

Ishte fitore plotësisht e merituar konform cilësisë që po gëzon skuadra përderisa debutoi edhe mbrojtësi, Kristi Vangjeli, kurse duke mos harruar edhe tre futbollistët e lënduar, Qendrim Zyba, Leonit Abazi e Sabien Lilaj e duke shpresuar mos të jenë lënduar më rëndë sot Kryeziu e Hoti.

Prishtina - Nomads 4-1 Lorik Boshnjaku

Ndeshja 1 - Raundi 2 - Conference League

Prishtina - Connah’s Quay Nomads 4-1 (1-0)

Golat: Leotrim Bekteshi 41’, Oto John 53’, 90+4’, Endrit Krasniqi 78’ - Thomas Moore 75’

Gjyqtarë: Eldorjan Hamiti, Nertil Bregasi, Orgest Grabova, Kreshnik Cjapi (Shqipëri)

KV: Boshnjaku, Hoti - Morris, Insall, Owens, Edwards, Morrison

Pri 58% - 42% Con

Pozita jashtë lojës: Pri 1-0 Con

Kornerët: Pri 5-3 Con

Gjuajtjet totale: Pri 10-6 Con

Gjuajtjet në portë: Pri 5-2 Con

Prishtina (3-4-3): 12. Ardit Nika - 2. Besnik Krasniqi, 28. Leotrim Bekteshi, 3. Gledi Mici - 7. Lorik Boshnjaku /c/, 4. Tun Bardhoku (32. Kristi Vangjeli - 90+1’), 15. Gauthier Mankenda, 11. Mendurim Hoti (21. Bleart Tolaj - 74’) - 10. Endrit Krasniqi, 8. Xhevdet Shabani, 9. Leutrim Kryeziu (77. Oto John - 28’). Zëvendësues: Eglant Haxho, Erdin Dushi, Gentjan Muça, Ernis Topalli, Albin Prapashtica. Kryetrajner: Zekirija Ramadani:

CQ Nomads (4-3-3): Park-Calderbank - 2. John Disney, 17. Kris Owens, 19. Craig Curran (21. Aron Williams - 74’), 8. Callum Morris - 23. Aeron Edwards, 14. Thomas Moore, 5. George Horan /c/ - 11. Jordan Davies, 10. Jamie Insall (18. Thomas Bibby - 90+1’), 7. Jamie Mullan. Kryetrajner: Andrew Morrison.

Prishtina - Nomads 4-1 Zekirija Ramadani

Deklaruan:

Zekirija Ramadani:

“Fitore bindëse që na jep qetësi, nuk na jep komoditet, por na jep qetësi. E pamë që forca e tyre është vetëm në ndërprerje dhe mendoj që sot me të vërtet analiza doli ashtu siç i kishim paramenduar, siç kishim punuar. Arritëm të shënojmë katër gola për çka i uroj futbollistët për fitoren dhe i falënderohem të gjithë të pranishmëve, sidomos Plisave, të cilët na mbështetën gjatë 90-minutave dhe për këtë rezultat të thellë kanë merita edhe ata”.
“Ndeshjet në Evropë kuptohet që janë më të vështira, vijnë edhe lëndimet, mirëpo të shpresojmë që mos të jetë të rënda që i mban futbollistët gjatë jashtë fushave. Besoj edhe Kryeziu edhe Hoti s’kanë pësuar lëndim të rëndë, por presim dhe shohim”.

Prishtina - Nomads 4-1

Leotrim Bekteshi:

“Ndeshje shumë e vështirë të them të drejtën. U pa që futbolli i Uellsit është me duele të forta dhe në ajër, por besoj i dominuam edhe në atë aspekt dhe me meritë e fituam ndeshjen. Shpresoj me këtë fitore të lartë shumë ia kemi lehtësuar vetës për ndeshjen e kthimit, pra nuk mendoj se ende ka përfunduar gjithçka, kemi edhe 90 minuta tjerë për të kaluar raundin duke mos ia lënë rastit asgjë”.
“Futbolli e ka këtë, herë shënojmë herë shpëtojmë, ndjenjë e mirë që arrita t’i bëjë të dyja sot”.

Prishtina - Nomads 4-1 Leotrim Bekteshi

Prishtina - Nomads 4-1 Oto John Lorik Boshnjaku

Oto John: 

“Kam pasur shumë presion pa shënuar, por kam vazhduar, kam punuar dhe jam shumë i lumtur që më në fund erdhën edhe golat. Sot pata mjaftueshëm topa në zonë, ia dola që dy prej tyre t’i konkretizoj dhe të ndihmoj skuadrën drejt një fitoreje kaq të lartë që na e lehtëson pa dyshim për ndeshjen e kthimit dhe kalimin e raundit, qëllim të cilin e kemi kryesor”.

Prishtina - Nomads 4-1 Bleart Tolaj

Prishtina - Nomads 4-1 Tun Bardhoku

Prishtina - Nomads 4-1 Gledi Mici

Prishtina - Nomads 4-1