Lajme

Prishtina në javën e 23-të e pret Ferizajn

Prishtina në javën e 23-të e pret Ferizajn

Ndeshja zhvillohet të dielën e ardhshme më 7 qershor

Prishtinë, 29 maj 2020 – Është caktuar edhe orari i ndeshjeve kampionale të Ipko Superligës së javës së 23-të me që rast Prishtina e pret Ferizajn. Ndeshjet e kësaj jave zhvillohen fundjavën e ardhshme, ndërsa Prishtina takimin e saj e ka të dielën m 7 qershor dhe ndryshe nga ndeshjet tjera që zhvillohen nga ora 16, bardhekaltrit në “Fadil Vokrri” luajnë nga ora 18.00. Ndeshjet zhvillohen pa shikues.

Javës së 23-të i paraprijnë ndeshjet gjysmëfinale të Digitalb Kupës ku Prishtina e pret Drenicën në ndeshjen e parë që zhvillohet këtë të martë më 2 qershor nga ora 18.00.