Lajme

Prishtina nënshkruan me talentin nga Theranda

Prishtina nënshkruan me talentin nga Theranda

Qendrim Zyba e ardhmja e Prishtinës

Qendrim Zyba

Prishtinë, 1 nëntor, 2017 – Mesfushori, Qendrim Zyba i lindur më 03.02.2001 në Therandë, është futbollisti më i ri i FC Prishtina. Talenti i madh, pjesë e U17 të Përfaqësueses së Kosovës, ka nënshkruar kontratë 3+2 për bardhekaltrit.

Zyba, 180 cm, nga fillimi i këtij edicionit është pjesë e U17 dhe U19 të FC Prishtina, ndërsa tani e tutje do të jetë në seancat stërvitore nën urdhrat e kryetrajnerit, Mirel Joca.

Zyba nga 5 ndeshjet me U17 të FC Prishtina ka shënuar 6 gola. Kurse me U19 ka zhvilluar 3 ndeshje dhe ka shënuar 1 gol.

Qendrim Zyba