Lajme

Prishtina nga sot stërvitë në fushën me bari sintetik

Prishtina nga sot stërvitë në fushën me bari sintetik

Nikoqire e Prishtinës është fusha e sapondërtuar “Top Football” në Mazgit

FC Prishtina

Prishtinë, 15 gusht, 2017 – Nuk është hera e parë që Prishtina detyrohet të ikën nga stadiumi i saj. Edhe gjatë regjimit ushtarako-policor në vitin 1981, ishin detyruar të luanin jashtë kryeqendrës, madje jashtë Kosovës, më saktësisht vetëm qyteti i Kragujevcit i kishte bërë konak.

Por, të mos ketë ku të stërvitë, kjo skuadrës nuk i ka ndodhur asnjëherë në histori. Dhe, e detyruar të gjejë vend sa më të përshtatshëm, skuadra sërish ka ndërruar fushë.

Pasi që në Kastriot, fushën kryesore shfrytëzonte vetëm një stërvitje para ndeshjes, duke nënkuptuar edhe ndeshjen, skuadra nuk kishte ku të stërviste. E shfrytëzonte fushën ndihmëse e cila vetëm fushë nuk ishte.

Andaj, u detyra të kërkonte sërish alternativë. Fusha e sapondërtuar me bari sintetik nga familja “Qarri” në Mazgit të Kastriotit, ishte si dhuratë nga qielli për kryeqendrasit. Kushtet ideale për stërvitje, sot i gëzoi më shumë se çdo gjë futbollistët tanë.

Pra, fusha “Top football”, do të jetë shtëpia e bardhekaltërve në vjeshtë të këtij edicioni. Po ashtu aty do të luajnë edhe grupmoshat e Prishtinës.

Prishtina do të qëndroj këtu deri sa të gjendet lokacioni i kompleksit stërvitor bardhekaltër.