Lajme

Prishtina nuk i ndahet Gjermanisë

Prishtina nuk i ndahet Gjermanisë

U-15 (Pionierët) takohen me Shcalke, Stuttgart, Hamburger…

Prishtinë, 10 janar, 2017 – FC Prishtina sërish do të udhëtoj në Gjermani. Pas ekipit të parë me lojtarë të ri, tani bardhekaltrit sërish udhëtojnë për Gjermani, Dortmund. Skuadra e pionierëve (U-15), me 21 dhe 22 janar merr pjesë në turnirin e tretë “Iserlohner 2017” në futboll të vogël në sallë. Turnir i famshëm ky, të ndarë në katër grupe me skuadra si, Schalke, Stuttgart, Hamburger, Lech Poznan, Mainz, Rapid Vjenë, Bochum, Dinamo Zagreb, Bayer Leverkusen, Eintracht Frankfurt, Hertha Berlin, Arsenal Londër, Borussia Dortmund, Werder dhe Koln, si dhe skuadra organizatore, FC Iserlohn.

Prishtina ndeshet në Grupin “A” me Stadtauswahl Iserlohn, Schalke, Stuttgart, Hamburger.

Në ditën e parë të turnirit të futbollit të vogël më 21 janar, Prishtina nga ora 10, ndeshje nisëse e turnirit, luan me Hamburger SV. Nga ora 10.48, ndeshet me vendasit e Stadtauswahl Iserlohn. Në ora 12.00 me Schalke 04 dhe në ora 12.48 me VfB Stuttgart.
Ndërsa, më 22 janar, varësisht nga pozicioni në grup një ditë më parë, luan në garat eliminuese drejt trofeut të turnirit, por me kusht që skuadra të përfundoj në katër vendet e para, kur edhe do të formohen edhe katër grupe me nga katër skuadra dhe tre ndeshje tjera me gjithsecilën skuadër. Në çerekfinale kualifikohen dy ekipet e para të katër grupeve të ditës së dytë të 22 janarit.
Ndeshjet zhvillohen nga 10 minuta, ndërsa pas çerekfinales 12 minuta dhe finalja 15 minuta.

Kurse, FC Prishtina, edhe njëherë e falënderon publikisht Ilir Mulakun, pronarin e hotelit “Campus Garden”, sponsor i turnirit dhe i FC Prishtina, që ka bërë gjithçka të mundur që skuadra jonë të jetë pjesëmarrëse në këtë turnir prestigjioz.