Lajme

Prishtina nuk u ambientua në parket

Prishtina nuk u ambientua në parket

Përvojë interesante e futbollistëve tanë

Prishtinë, 5 janar, 2017
Prishtina pati paraqitje mesatare në turnirin e parë. Në ndeshjen e parë të befasuar se luajtën në parket, nxorën rezultat pozitiv 1:1. Ndërsa, në ndeshjen e dytë u njoftuan me humbje 2:0. U deshtë loja e tretë dhe ekipi të merrte vetën e të shënonte fitore të lartë 5:0. Në fund, në çerekfinale, megjithë rastet e mira që të parët të shënonin, nuk ia dolën, pastaj pranuan golin e parë dhe më nuk ia dolën të marrin veten.
Sidoqoftë, Prishtina u provua me problemin e adaptimit në parket, sistem të lojës dhe rregullat në përgjithësi të saj. Po ashtu, ekipet pjesëmarrëse gjermane, pothuajse kishin përsosur futbollin e vogël të parketit dhe janë të njohura si shumë aktive, sidomos gjatë stinorit të dimrit dhe turnirëve të shumtë që i zhvillojnë në këto rrethana.


Endrit Krasniqi: Të befasuar me parketin

“Kemi përshtypje të përziera. U befasuam që luajtëm në parket, ndryshe ngaqë ishim stërvitur ne në bari artificial dhe nuk ia dolëm të adaptoheshim dhe të merrnim pastaj vetën ashtu siç dëshironim ne”, ka deklaruar Krasniqi pas turnirit.


Genc Hamiti: Përvojë ndryshe dhe e mirë

“Besoj se jemi paraqitur mirë, duke e pasur parasysh se ishte krejtësisht ndryshe ngaqë ishim stërvitur ne. Është kjo një përvojë e jona e mirë dhe shume e ndryshme nga që jemi mësuar ne. Besoj se në tre turnirët tjerë do të kemi sukses më shumë pasi që tani më mbase jemi ambientuar, me rregullat e lojës dhe të gjitha që i rrethojnë këto turnirë interesant”, ka thënë Hamiti pas turnirit.