Lajme

Prishtina për herë të 13-të në çerekfinalen e Kupës

Prishtina për herë të 13-të në çerekfinalen e Kupës

Prishtinë, 11 shkurt 2021 - Çerekfinalistët e Kupës së Republikës janë këto skuadra, Prishtina, Feronikeli, Trepça ‘89, Llapi, Drenica dhe tre skuadrat e Ligës së parë,  Dukagjini, A&N, Istogu.

Shorti i çerekfinales hedhet javën e ardhshme. Ky raund i kupës zhvillohet me vetëm një ndeshje eleminuese.

Nga shtatë kundërshtarët e mundshëm, Prishtina vetëm me Feronikelin nuk mund të luaj si vendas.