Lajme

Prishtina sërish në Gjibraltar kundër St Joseph’s

Prishtina sërish në Gjibraltar kundër St Joseph’s

Prishtinë, 11 qershor 2019 - Ndeshja e parë zhvillohet në Prishtinë më 27 qershor në stadiumin e qytetit - ndeshja e dytë më 4 korrik

Kundërshtari i Prishtinës në raundin paraeliminator është skuadra e tretë e kampionatit të Gjibraltarit, St Joseph’s.

Prishtina edicionin e kaluar kishte mposhtur FC Europa po të Gjibraltarit, në ndeshjen e parë në Gjibraltar kishte luajtur 1:1, ndërsa në atë kthyese në Mitrovicë 5:0.

FC Prishtinën në shortin e hedhur sot në Nyon të Zvicrës e ka përfaqësuar menaxherja për marketing, Shkenca Goçi.