Lajme

Prishtina sot luan turnirin e fundit

Prishtina sot luan turnirin e fundit

Turniri në Erfurt, më i forti nga të katërtit

Prishtinë, 8 janar, 2017 – Prishtina sot mbyll pjesëmarrjen në turnirët e sallës gjatë qëndrimit në Gjermani. Nga ora 14.00 fillon turniri, kurse skuadra nesër rikthehet në kryeqendrën tonë.

Deri sa dje ishte mundësia më e mirë për ta fituar një turne, sot konsiderohet më së vështiri, pasi që pothuajse të gjitha skuadrat janë profesionale dhe të nivelit të lartë, ndërsa pjesëmarrëse është edhe skuadra kampione e futsallit për Thuringer – rajon ku janë organizuar të gjithë turnirët.

Orari i ditës së fundit:
8 janar, 2016
Turneu i 23-të “Thuringer Hallenfusball-Masters 2017” – “Ur-kroftitzer-Cup”
Salla: “Riethsporthalle”, Erfurt – ora: 14.00

Pjesëmarrëse në turne:

FC Prishtina
FC Rot-Weiß Erfurt (Bundesliga 3)
FC Carl Zeiss Jena (Regionalliga Nordost)
ZFC Meuselwitz (Regionalliga Nordost)
FSV Wacker 90 Nordhausen (Regionalliga Nordost)
SC Rot-Weiß Oberhausen (Regionalliga West)
FC An der Fahner Höhe (Thüringenliga)
FC Union Mühlhausen Thüringer Futsal-Meister

Orari i Prishtinës në Grupin “A”:
Ora: 14.10, ndeshja I: FSV Wacker 90 Nordhausen – FC Prishtina
Ora: 15.10, ndeshja VI: ZFC Meuselwits – FC Prishtina
Ora: 15.58, ndeshja X: SC Rot-Weis Oberhausen – FC Prishtina

*Sipas klasifikimit në tabelë ndeshet me skuadrat e grupit tjetër në vazhdim të mbrëmjes