Lajme

Prishtina – St Joseph’s, e enjte 27 qershor - ora 20:45

Prishtina – St Joseph’s, e enjte 27 qershor - ora 20:45

Bardhekaltrit për vazhdimësi në Evropë

Endrit Krasniqi

Prishtinë, 26 qershor 2019 – Prishtina nesër zhvillon ndeshjen e shtatë ndërkombëtare, të gjitha në UEFA Europa League. Dhe, bardhekaltrit do të provojnë të vazhdojnë serinë pozitive, sidomos ndaj skuadrave të Gjibraltarit.

Prishtina konsiderohet favorit përball St Joseph’s, por këtë favorizim në letër, skuadra duhet të dëshmojë nesër në fushë. Parakushtet janë të gjitha, skuadra është e përgatitur maksimalisht dhe nuk ka ankesa as për mungesën e të palicencuarve si Januzi e Bardhoku apo Khalid e Korenica të diskutueshëm për shkak lëndimeve.

Thjesht, skuadra ka optimizmin e duhur, por edhe kujdesin e shtuar. Skuadra tani më ka krijuar sado qoftë përvojën e duhur dhe nesër nga futbollistët pritet përqendrim maksimal nga ta.

Visar Bekaj

Raundi paraeliminator

Prishtina – St Joseph’s

E enjte, 27 qershor – ora 20:45

Stadiumi: “Fadil Vokrri”, Prishtinë

Gjyqtarë: Helgi Mikael Jonasson, Birkir Sigurdarson, Bryngeir Valdimarsson – Povaldur Arnason (Islandë)

Çmimet e biletave:

Tribuna veriore: 3 euro.
Tribuna lindore: 5 euro.
Tribuna perëndimore: 8 euro.
Tribuna VIP: 15 euro.

Mirel Josa

M. Josa: Duhet të kemi kujdes, por edhe ne kërkojmë rritje nga viti në vit

“Në jemi të përgatitur duke e ditur se kemi mungesa nga fillimi i fazës përgatitore dhe lojtarët që janë stërvitur më tepër gjatë kësaj faze do të jenë të gatshëm për ekipin. Kjo ndeshje ka specifikën e eliminimit direkt, gjithashtu këto si skuadra kundërshtare kanë njëfarë shije nga ndeshjet e vjetshme që ne e kemi luajtur me rivalin e tyre siç është FC Europa. Dhe, duhet të them që duhet parë gjërat me shumë kujdes, është ndeshje vajtje-ardhje dhe do të kemi përball skuadër që do të mbrohet mirë.
Khalid-in nuk e kam llogaritur që nga fillimi, sepse nuk ka bërë asnjë stërvitje me grupin, se kush do të luaj mund të provojnë të supozojnë (gazetarët), por me rëndësi është që ta kem gjithë skuadrën të impenjuar siç e kam pasur gjatë kësaj periudhe gjysmëpërgatitore që kemi bërë. Unë jam i kënaqur me punën që kanë bërë djemtë atje (në Pejë) , si me lojtarët që kanë ardhur, por jo vetëm për Evropa Ligë, por ne kemi punuar edhe për kampionat. Kështu që të shohim si do të shkojnë gjërat, duhet të jemi të kujdesshëm, sepse nuk fitohen ndeshjet pa u luajtur duke parë se çfarë do të bëjmë në ndeshjen e parë e ku unë dua të kem skuadrën sa më të përqendruar, sepse edhe niveli i skuadrave çfarë do qoftë, edhe ato nga Gjibraltari, nga viti në vit vjen t’u u rritë. Edhe ne kërkojmë rritje nga viti të vit, por do të shohim si do të shkojnë punët”, ka thënë kryetrajneri Josa i cili është kryetrajneri shqiptar me përvojën më të madhe ndërkombëtare.     

Dallku: Presim ndeshje të mirë dhe rezultat të favorshëm

“Sot ishte stërvitja e fundit para ndeshjes dhe normalisht, ndryshe nga Feronikeli që i ka ndeshjet me eliminim direkt, megjithatë ne e kemi edhe ndeshjen e kthimit, por ne presim të marrim rezultat sa më pozitiv nga ndeshja e parë e që pastaj të shkojmë sa më të qetë në Gjibraltar. Mirëpo, gjithçka duhet punuar nesër brenda 90-minutave. Po ashtu na gëzon fakti që të gjithë futbollistët jemi në dispozicion të trajnerit. Presim ndeshje të mirë dhe rezultat të favorshëm nga ne”, ka thënë kapiteni Dallku që tani është edhe rekorder, si me 6 paraqitje, si me 2 gola të shënuar në Evropë nga Prishtina. 

Armend Dallku