Lajme

Prishtina të dielën pret Dritën

Prishtina të dielën pret Dritën

Ndeshja e javës XVII zhvillohet me ndriçim nga ora 15:00

Prishtinë, 26 nëntor 2018 – Ka mbetur edhe një javë e stinorit vjeshtor, ndërsa Prishtina në kuadër të javës së XVII e pret në derbi Dritën nga Gjilani. Ndeshja zhvillohet të dielën më 2 dhjetor nga ora 15:00.

Përderisa Prishtina renditet e para me 37 pikë, kampionët aktual renditen të 5-it me 23 pikë. Prishtina nuk e ka mposhtur Dritën në 5 ndeshjet e fundit (2 barazime e 3 humbje) andaj fitorja para publikut vendas nën ndriçimin e reflektorëve do të jetë jetike.