Lajme

Prishtina të shtunën udhëton në Skenderaj

Prishtina të shtunën udhëton në Skenderaj

Statistikat e përballjeve

Prishtinë, 20 shkurt 2020 -  Në fundjavë, konkretisht të shtunën më 22 shkurt në “Bajram Aliu”, Drenica e pret Prishtinën në kuadër të javës së 19-të të Ipko Superligës.

Prishtina dhe Drenica në ndeshjen e parë të stinorit të luajtur në “Fadil Vokrri” ishin përballur pa fitues, me rezultat të bardhë, 0:0.

Dy skuadrat janë të vetme që asnjëherë nuk kanë rënë nga elita e futbollit kosovar dhe Prishtina ka vetëm një edicion më shumë se kuqezinjtë pasi që në Superligë u patën inkuadruar një vit më vonë pas luftës, 2000/01.

Dy skuadrat, nga viti 2000, kanë 53 përballje zyrtare. Prishtina ka fituar 26 ndeshje, 11 baras dhe 16 fitore të Drenicës me goldallim plus në të mirë të kryeqytetasve, +28,  77:49.

Nga pesë përballjet e fundit, Prishtina i ka fituar 4 dhe një barazim nga ndeshja e fundit.

Në Skenderaj janë zhvilluar 26 përballje dhe nuk ka skuadër tjetër me më shumë sukses sesa Prishtina e cila ka triumfuar në 8 takime, 7 i ka luajtur baras dhe 11 i ka humbur me goldallim +3 për Drenicën, 24:21.