Lajme

Prishtina – Trepça të shtunën në Kastriot (15.00h)

Prishtina – Trepça të shtunën në Kastriot (15.00h)

Bardhekaltrit sërish ndërrojnë stadium

Prishtinë, 6 prill, 2017 – Rruga e gjatë deri në Podujevë, punimet në zgjerimin e rrugëve deri atje, përmirësimi i motit dhe i fushës së stadiumit “Agrom Rama” në Kastriot, ka bërë që Prishtina, e cila ndodhet ende pa stadium të vetin i cili po rinovohet me hapa të breshkës, të ndërron sërish vendin e zhvillimit të ndeshjeve.

Pra, Prishtina dhe Trepça do të luajnë në Kastriot (Obiliq) të shtunën më 8 prill nga ora 15.00 në kuadër të javës së XXV të Vala Superligës.