Lajme

Prishtina vazhdon fazën përgatitore

Prishtina vazhdon fazën përgatitore

Gjakova pret sërish bardhekaltrit

Prishtinë, 6 qershor 2021 - Prishtina sërish rikthehet në Gjakovë për fazën përgatitore të Evropës. Bardhekaltrit edhe para katër vitesh, më 2017, ishin përgatitur po në stadiumin e Vëllaznimit në Gjakovë.

Skuadra është pothuajse komplete, mungon vetëm mesfushori Qendrim Zyba i grumbulluar me Kosovën U21 i cili i bashkohet ekspeditës më vonë.

Ambienti komod i hotelit “La Villa” në Shkugëz të Gjakovës dhe fusha ideale për punë e stadiumit të qytetit të Gjakovës, me mikpritjen e njohur të klubit të Vëllaznimit, skuadra për 10-ditë e ardhshme do të punoj që maksimalisht të përgatitet për ndeshjen preliminare të UEFA Champions League shorti i të cilës hedhet këtë të martë më 8 qershor nga ora 12.