Lajme

Prishtina – Vëllaznimi të shtunën nga ora 14:00

Prishtina – Vëllaznimi të shtunën nga ora 14:00

Ndeshja zhvillohet në Pejë

Prishtinë, 26 mars 2018 – Në fundjavë vazhdon kampionati i Vala Superligës i javës së XXV. Javë kjo ku Prishtina e pret Vëllaznimin në Pejë të shtunën më 31 mars nga ora 14:00.

Prishtina dhe Vëllaznimi në këtë edicion janë ndeshur dy herë. Në vjeshtë në ndeshjen e zhvilluar në Drenas ka fituar Prishtina 1:0, ndërsa në ndeshjen e dytë të zhvilluar në pranverë në Gjakovë ndeshja u mbyll pa gola.
Ndërsa, deri sa Prishtina po lufton për titull kampioni e pozicionuar e dyta me 43 pikë, një pak se lideri Drita, rivalët tradicional të bardhekaltërve të Vëllaznimit po luftojnë për t’i ikur barazhit dhe pozicionohen të 9-it me 31 pikë, pesë më pak nga vendi jashtë barazhit.